Juventusi me mund të madh është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” me vështirësi të mëdha e ka mposhtur me rezultat 2:1 Sassuolon, në ndeshjen që u zhvillua në Torino.
Në minutën e 3-të, Dybala nga rreth 11-12 metzra shënoi gol të bukur për Juven, por kjo nuk zgjati edhe shumë kur Traore barazoi në minutën e 24-të.
Kur u krijua përshtypja se sfida do të shkojë në vazhdime, Vllahoviq ka shënuar për fitoren e Juves.
Në gjysmëfinale do të takohen Juventus – Fiorentina dhe Milan – Inter.