Votimi i dy komisioneve parlamentare, Alibeaj: Nisim punën për ndarjen e re territoriale dhe zgjedhje të lira

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas votimit në Kuvend për ngritjen e dy komisioneve të posaçme, atë të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj thotë se do të nisin konsultimet me ekspertë dhe qytetarë për të mundësuar një ndarje të re territoriale sipas nevojave të njerëzve dhe jo tekave të politikanëve.

Sa i takon komisionit të reformës zgjedhore, Alibeaj deklaron se do të nisë puna për të adresuar të gjitha problematikat dhe të ngrihen mekanizmat për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Alibeaj: Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore dhe atë Territoriale, dy priorite kryesore të PD. Ne jemi për një reformë të re territoriale e cila nuk i konsideron qytetarët vetëm numra për vota, por e çon qeverisjen vendore më afër tyre.  Për këtë, ne do të  nisim konsultimet me ekspertë dhe qytetarë në të gjithë vendin, për të mundësuar një ndarje të re territoriale sipas vullnetit dhe nevojave të njerëzve  dhe jo tekave të politikanëve.

Masakra zgjedhore e 25 prillit u pamundesoi shqiptarëve ndryshimin. Dhunimi i votës së lirë,  është burimi i korrupsionit, varfërisë keqqeverisjes që po e zbraz vendin. Prandaj prioriteti ynë është ti mundësojmë shqiptarëve të votojnë të lirë, që vullneti i tyre të mos tjetërsohet.

Me ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ne nisim pa humbur kohë punën që në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të adresojmë problematikat dhe të ngremë mekanizmat e nevojshëm ligjorë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD do të bëjmë gjithçka për tu dhënë shqiptarëve ndryshimin që duan, të ardhmen që meritojnë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maqedoni: Bursa për studime në universitetet më të mira botërore

Story i radhës

Juventusi shënon në minutën e fundit dhe kualifikohet 

Të fundit nga