Ashtu siç ishte filtruar të mërkurën informacioni, nga takimi mes trajnerit Masimiliano Alegri dhe drejtuesve të lartë të klubit, objektivi i radhës i kërkuar me ngulm nga “Konti Maks” nuk është as një mesfushor si Leandro Paredesi për shembull, por anësori tjetër ofensiv, Filip Kostiç.
Futbollisti serb u la vetë pas dore nga Juventusi, pasi me lojtarin ka pasur prej gati një muaji një akord total mbi pagën dhe jetëgjatësinë e kontratës së tij në Torino: 2.5 milionë euro neto në sezon, plus 500 mijë euro të tjera në formë bonusesh për 3 vitet e ardhshme. Por me sa duket, duhet të ketë qenë një kontakt direkt mes Masimiliano Alegrit dhe futbollistit 29-vjeçar të Frankfurtit, ai që ka zgjidhur situatën, e cila nga dje ka hyrë në një fazë shumë serioze të saj. Fakti që Kostiç i vë ultimatum “Zonjës së Vjetër” që të gjejë akordin me klubin gjerman deri të dielën, ose më pas lojtari më i mirë i sezonit të Ligës së Europës do të zgjidhte Uest Hemin, ka bërë që bardhezinjtë të formulojnë ofertën e parë zyrtare: 12 milionë euro, arkave të tyre, Frankfurti refuzon të parën, por gjithsesi, sot do të ketë një tjetër raund bisedimesh.
Në të njëjtën kohë, trajneri Alegri nis të planifikojë dhe të imagjinojë se çfarë do të ishin të aftë që të bënin Kostiç nga e majta dhe Di Maria nga e djathta, në shërbim të bomberit serb, Dushan Vlahoviç. Nëse ky i fundit plus 3 milionë në formë bonusesh. Kjo shifër është më e ulët sesa 18 milionët që kanë arritur londinezët, por në tratativat që prekin futbollistët që shkojnë në skadencë kontrate, pa dyshim që fjala e lojtarit është ajo që ka peshën më të madhe.
Dhe ndërsa Juventusi shpreson që të kursejë pak nga paratë e u mahnit menjëherë nga Di Maria, me Kostiçin 22-vjeçari do ta ketëshumë më të lehtë ambientin, pasi krosimet e para Kostiç Vlahoviçit ia ka hedhur në kombëtaren serbedhe ky është një faktor që shtyn shumë trajnerin Alegri që të besojëse është futbollisti i duhur.
Sigurisht, deri në rikthimin e FederikoKiezës, Kostiç e ka të sigurt rolin etitullarit, por më prapa nuk i dihet.Dhe ky është një tjetër aspekt qëduhet biseduar me lojtarin, ndonësengërçi quhet vetëm Frankfurti, qëkëmbëngul mbi shifrën 20 milionëeuro. Madje, për ditën e sotme është fiksuar edhe takimi me menaxherët e serbit në Milano.