Juventusi gjunjëzon Empolin e shqiptarëve, futet në garë për titull

1 minut lexim

Juventusit tani është shumë afër kreut të tabelës në Serie A, ngec vetëm 7 pikë nga lideri Milani. 

Juve kthehet me tre pikë që nuk maten as me ari, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Empolin e shqiptarëve. 

Kean në minutën e 32-të e Vllahoviq në atë të 45+2 e 66-tën, shënuan për fitoren e Juventusit. 

Futbollistët Zurkowski e La Manti shënuan në minutën e 40-të përkatësisht 76-të por nuk iu kreu punë Empolit. 

Kristijan Asllani, Nedim Bajrami e Ardian Ismajili, u paraqitën standardë për Empolin. Bajrami u zëvendësua në minutën e 85-të

Ismaili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 51-të. Milani kryeson me 57 pikë, Juventusi renditet i katërti me 50 sosh dhe Empoli është i 13-ti me 31.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çdo shenjë horoskopi përfaqësohet nga një kafshë, çfarë simbolizon e juaja

Story i radhës

Rama, fushatë në Dibër/Takim me të rinjtë në qytetin e Peshkopisë

Të fundit nga