Juventus “trondit” Interin dhe Atalantën

min lexim

Juventusi tani po udhëheq garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Genoas, Andrea Cambiaso, duke lënë pas Atalantën dhe Interin.
22-vjeçari kërkohet nga shumë klube dhe tashmë pas rënies në Serie B, Genoa e ka thuajse të pamundur ta mbajë mbrojtësin.

Të interesuar për Cambiason janë Sassuolo, Bologna, Salernitana dhe Sevilla, ndërsa Interi pati një takim me agjentin e tij, por pa vendosur gjë.
Atalanta ishte bërë pretendente e fortë gjatë ditëve të fundit, por tani nga mediet italiane raportohet se Juventus ka fituar më shumë terren.

“Zonja e Vjetër” ofron 3 milionë euro plus një lojtar nga akademia e të rinjve në këmbim për kartonin e 22-vjeçarit.

Nëse Interi nuk reagon shpejt me një ofertë më të mirë, atëherë “bardhezinjtë” do të përpiqen të mbyllin sa më shpejt afrimin e Cambiaso, madje mund ta mbyllin çështjen brenda kësaj jave.

Mbrojtësi i Genoas bëri 26 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë katër asist.

Cambiaso ishte i huazuar te Empoli në sezonin 2020-2021, sezon pas të cilit ata u ngjitën në elitën e futbollit italian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komuna e Çairit dhe Muglla e Turqisë thellojnë bashkëpunimin

Story i radhës

Platforma diplomatike e çështjes çame

Të fundit nga