Juventus ia doli me sukses edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Fiorentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë teksa ashtu si edhe në ndeshjen e parë e mposhti me rezultatin 2-0. Goli vendimtar për bardhezinjtë u shënua në pjesën e parë me anë të Federico Bernadeschi i cili me një goditje të bukur brenda zone “shkundi” rrjetën e rivalëve.
Në vazhdim, bardhezinjtë patën mundësitë e dyfishimit me anë të Vlahoviq, por serbi njëherë për egoizëm dhe një herë tjetër për pasaktësi, nuk lejoi një tjetër festë në Allianz Stadium.
Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Fiorentina ishte më kërkuese në fushë duke fituar territory ndaj Juventusit, megjithatë ekipi i trajnerit Massimiliano Allegri u mbrojt mirë.
Ndërkaq, Juventus shënoi edhe të dytin me anë të Rabiot, por mesfushori francez pa t’i anulohej goli për një pozicion jashtë loje. Megjithatë, goli do të vinte në minutwn e 95-të, falë një goli të Danilos.
Kështu, Juventus siguroi biletën e finales, një finale në të cilën përballë do të gjejë rivalët e përjetshëm të Interit, sfidë që do të luhet më datë 11 maj në stadiumin Olimpic të Romës.