Juventus monitoron mesfushorin francez

Juventus monitoron mesfushorin francez, Pogba, të cilit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm me Manchester United.

Lojtari do të kthehej me kënaqësi në një klub ku spikati si futbollist, por paga, 15 milionë euro, e konsideruar shumë e lartë nga drejtuesit e Juventusit, do të ngadalësonte gjithçka.

Për momentin, raporton edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport, nuk do të kishte kontakte, por vetëm një kërkesë e Zonjës për t’u informuar nëse do të kishte oferta nga skuadra të tjera.

Ideja në Juves do të ishte ofrimi i një kontrate prej 7.5 milionë e gjysmë milionë euro plus bonus për tre vjet, duke arritur kështu shifra të dyfishta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mision vetëvrasës”, Diana tregon arratisjen nga ‘ferri’: S’e besojmë që jemi gjallë!

Story i radhës

Prishtina, me këtë formacion paraqitet

Të fundit nga