Juventus gjen zëvendësuesin e Dybalas

Juventusi e dëshiron sulmuesin e Saassuolo, Giacomo Raspadori si zëvendësues të Paulo Dybala.

Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventusi, pasi ende nuk ka arritur marrëveshje me ekipin nga Torino.

Si një zëvendësues për yllin argjentinas Dybala, Juve e shikojnë Raspadorin, lojtarin e Sassuolos.

Forma e mirë e italianit ka bërë që Juve të mendojnë për të.

Në 27 ndeshje të luajtura deri më tani në Seria A, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Mbetet të shihet nëse Dybala do të arrijë marrëveshje me Juven, apo do ta transferojnë Raspadorin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Javën e ardhëshme ulen çmimet e produkteve bazë

Story i radhës

Para se të tregoni një sekret, këto janë mënyrat për të kuptuar nëse mund t’i besoni

Të fundit nga