Para se të tregoni një sekret, këto janë mënyrat për të kuptuar nëse mund t’i besoni

Sa herë matemi t’i tregojmë dikujt ndonjë histori personale, ndodh që na vijnë disa mendime nëse duhet apo jo, nëse mund të kemi besim te personi që kemi përballë, nëse sekretin tonë do e flasë edhe me tjerë apo do e mbajë vërtet të fshehtë

Sigurisht qe s’do mendoheshim aq shumë nëse personi ka tendencë të tregojë çdo sekret që di nga të tjerët, çdo gjë që dëgjon nëpër biseda dhe çdo thashetheme që bëhet.

Para se të tregosh sekretin tënd, bëji këto pyetje vetes në lidhje me personin që do t’ia thuash:

A është ky person i besueshëm?

Mendoni përgjithësisht për besueshmërinë e tij, a është i besueshëm në fusha të tjera të jetës? Kur ke nevojë për të, a është aty për ty? Po njerëzit e tjerë, a e shohin si të besueshëm? Besueshmëria e dikujt në fusha të tjera të jetës lidhet fort me besnikërinë edhe me ty. Pavarësisht miqësisë që mund të këni, disa njerëz vështirë të ndryshojnë.

A është person dramatik?

Shumë e thjeshtë, drama queens (kings gjithashtu) nuk janë të mirë në ruajtjen e sekreteve, madje edhe gjënë më të vogël do e tregojnë. Këtu është një fragment nga një studim i ndërmarrë në Universitetin e Teksasit: “Njerëzit me personalitete të prirur ndaj dramave, në përgjithësi jetojnë jetë kaotike dhe shkaktojnë kriza të sajuara në familje, miqtë dhe kolegët”. Për më tepër, njerëzit e ‘dramës së lartë’ janë të prirur të kërkojnë në mënyrë aktive dhe të “angazhohen në thashetheme për të tjerët”. Nuk mund të jetë shumë më e qartë se kaq.

A janë dëgjues të mirë/aktivë?

Studiuesit nga Universiteti i Kolorados e përkufizojnë dëgjimin aktiv si “dëgjim dhe përgjigje ndaj një personi tjetër që përmirëson mirëkuptimin nga të dyja palët”. Këtu janë disa shenja të dëgjimit aktiv dhe vlerësoni nëse i ka këto cilësi, nëse jo, nuk është personi i duhur:

– vëmendje e plotë ndaj folësit (ju)
– duke përsëritur ose perifrazuar atë që u tha
– duke bërë pyetje për qartësi
– kontakt i mirë me sy
– minimizimi i shpërqendrimeve

Kur një person është i zoti në dëgjimin aktiv, ai kupton dhe mirëkupton se çfarë po thuhet. Dëgjuesit aktivë janë përgjithësisht të zhytur në mendime, logjikë dhe jo impulsivë, megjithatë kjo është në varësi të situatave.

A kanë ata një histori të tyren?

Edhe pse kaluara jonë nuk përcakton domosdoshmërisht të ardhmen, ndonjëherë mund të jetë një tregues i mirë i karakterit të një personi. Vlerësimi i historisë së një personi nuk duhet të bëhet me gjykim ose paragjykim sepse të gjithë kemi bërë gabime. Thënë kështu, një sekret është një besim i madh që njerëzit i japin personit tjetër dhe s’ka aspak vend për një gabim në gjykim. Si i tillë, ne duhet të marrim parasysh historinë tonë me personin tjetër, shkruan Anabel.

Njerëzit me një “histori të keqe”, sido që mund ta përkufizoni termin, njihen direkt nga ankesat që mund të kesh dëgjuar nga të tjerët. A e kanë shkelur besimin e dikujt tjetër? A marrin pjesë në thashetheme në zyrë? A shfaqin rregullisht sjellje të çuditshme dhe të paqëndrueshme? Të gjitha këto janë pyetje të rëndësishme për t’u marrë parasysh para se të thoni një sekret.

Për çfarë bën fjalë sekreti?

Analizoni disa gjëra fillimisht, pavarësisht nëse është sekret për diçka të mirë që do ta mbash të fshehtë përkohësisht apo diçka problematike që mund të të rrezikonte. Për shembull, nëse është një çështje marrëdhënieje, a është më mirë që kjo bisedë të bëhet me dikë në një mjedis profesional?

Sa më personale të jetë çështja, aq më e përshtatshme është të kërkosh këshillë nga dikush me ekspertizën përkatëse. Në çdo moment, e mira është të mendoni më të keqen, çfarë do ndodhte nëse të tjerët e merrnin vesh dhe nëse është një sekret që do ju dëmtonte, më mirë mos e tregoni fare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Juventus gjen zëvendësuesin e Dybalas

Story i radhës

“Arrestojeni, ja çka të bëni me pasurinë e tij”/ Babai iu vra në Rusi, poetja ruse: Putin ndalet vetëm kështu!

Të fundit nga