justin dhe hailey bieber shijojne nje mbremje romantike ne new york 6aff58508151c

Justin dhe Hailey Bieber shijojnë një mbrëmje romantike në New York

November 19, 2026
1 minut lexim

Çifti i njohur Justin dhe Hailey Bieber kanë kaluar një mbrëmje së bashku në New York, duke dalë për një darkë në restorantin e njohur Emilio’s Ballato.

Dyshja është fotografuar të mërkurën, teksa mbërrinin në restorantin që ndodhet në Manhattan, në një dalje që tërhoqi vëmendjen e fansave dhe mediave rozë.

Justin dhe Hailey, të cilët janë ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar, vazhdojnë të tërheqin interesimin e publikut edhe për paraqitjet e tyre jashtë angazhimeve profesionale.

Image

Justin dhe Hailey Bieber

Justin dhe Hailey Bieber janë të martuar që nga viti 2018. Në gusht të vitit 2024, ata u bënë prindër për herë të parë, me lindjen e djalit të tyre, Jack Blues Bieber.

Që prej atëherë, çifti po e ndërthur jetën familjare me angazhimet profesionale, ndërsa vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave dhe publikut.

Image

Justin dhe Hailey Bieber

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm per line e deleve dhe dhive 438 mije kafshe nisin vaksinimin ne maqedoni 6aff584dedef3
Lajmi i mëparshëm

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

sejdiu ne kohen e bdi se shqiptaret rriheshin dhe vriteshin u vra edhe komandant shqiponja 6aff7323555cc
Lajmi i radhës

Sejdiu: Në kohën e BDI-së shqiptarët rriheshin dhe vriteshin, u vra edhe komandant Shqiponja

Të fundit nga

ShkoLartë