Justin Bieber ka zbuluar se ai ka pësuar paralizë të përkohshme të fytyrës nga sindroma e quajtur Ramsay Hunt, vetëm disa ditë pasi u detyrua të anulonte datat në turneun e tij botëror “Justice”.
Ylli 28-vjeçar i popit bëri njoftimin përmes një video në Instagramin e tij të premten (10 qershor) duke shpjeguar diagnozën e cila është një ndërlikim i herpesit që mund të çojë në paralizë të fytyrës.
Sipas klinikës Mayo, humbja e dëgjimit dhe paraliza e fytyrës e lidhur me sindromën Ramsay Hunt është e përkohshme, megjithatë, mund të bëhet e përhershme, shkruan DailyMail.
Justin Bieber
Syri i djathtë i Justinit nuk ishte në gjendje të lëvizte në mënyrë normal dhe ana e djathtë e fytyrës së tij nuk lëvizi ndërsa filloi videon duke thënë: ‘Hej të gjithëve Justin këtu, doja t’ju informoja për atë që po ndodhë’.
“Natyrisht siç mund ta shihni fytyrën time. Unë kam këtë sindromë të quajtur Ramsay Hunt dhe është nga ky sindromë që sulmon nervat e veshit tim dhe nervat e fytyrës sime dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë”, tha këngëtari kanadez.
Në klipin e postuar, Justin tregoi efektet shkatërruese në diagnozën e tij, ndërsa tregoi se syri i tij nuk po i pulsonte, nuk mund të buzëqeshte dhe hunda nuk do të lëvizë të gjitha në anën e djathtë të fytyrës.
Justin Bieber
“Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime. Kjo vrimë e hundës nuk lëvizë, kështu që ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime”, vazhdoi Bieber, duke bërë shenjë në anën e djathtë të fytyrës.
“Pra, për ata që janë të frustruar nga anulimet e mia të shfaqjeve të ardhshme, unë thjesht fizikisht nuk jam i aftë t’i bëj ato. Kjo është mjaft serioze siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por padyshim që trupi im po më thotë që duhet të ngadalësoj ritmin”, tha Bieber.
Të martën, artisti kishte njoftuar se ai po shtynte ‘disa shfaqje të ardhshme’ të turneut të tij botëror për shkak të ‘sëmundjes që nuk lidhet me Covid’.
“Nuk mund ta besoj që po e them këtë. Unë kam bërë gjithçka për t’u përmirësuar, por sëmundja ime po përkeqësohet”, shkroi ylli 28-vjeçar i popit në njoftimin për 539.2 milionë ndjekës në mediat sociale.
“Më thyhet zemra që do të më duhet t’i shtyj këto shfaqje të ardhshme (urdhrat e mjekëve). Të gjithë njerëzit e mi ju dua shumë dhe do të pushoj dhe do të shërohem”, kishte thënë tutje artisti i “Peaches”.
Theksojmë që sindroma Ramsay Hunt është çrregullim neurologjik dhe ndodh kur një shpërthim herpes prek nervin e fytyrës pranë njërit prej veshëve tuaj. Përveç skuqjes së dhimbshme të herpesit, sindroma Ramsay Hunt mund të shkaktojë paralizë të fytyrës dhe humbje të dëgjimit në veshin e prekur.