Amerikanët, të shqetësuar me ngritjen e çmimit të karburanteve

Amerikanët kanë nisur të reduktojnë përdorimin e automjeteve shkaku i ngritjes së çmimit të karburanteve. Mesatarja e çmimit për 3 litra e gjysmë benzinë ka arritur në 5 dollarë gjatë kësaj jave.

Shërbimi për karburante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se mesatarja e çmimit të karburanteve ka kaluar 5 dollarët për herë të parë në histori.

Pikat e furnizimit para disa muajsh kishin nisur me ngritjen e çmimeve, ndërkaq çmimi për 1 galon ka arritur në 4 dollarë në muajin mars. Çmimet kanë nisur të ngrihen më me shpejtësi kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Frika për mungesë të karburantit ka nisur shkaku i kërkesës së madhe që arrin pikun në fund të muajit maj kur edhe nisin pushimet verore në SHBA. Kalifornia ka mesataren më të lartë të çmimit të karburanteve në 6.40 dollarë për 3 litra e gjysmë, ndërkaq disa shtete perëndimore kanë çmimin prej 5.50 dollarësh.

Amerikanët paguanin 100 dollarë për të mbushur tërë rezervuarin, ndërkaq në ditët e sotme paguajnë deri në 160 dollarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Justin Bieber zbulon se po vuan nga paraliza e fytyrës

Story i radhës

Scholz zemëron Serbinë

Të fundit nga