Jurgen Klopp: Nuk e fitoj dot ndeshjen në konferencë për shtyp

Liverpool-in e pret një detyrë e vështirë mbrëmjen e nesërme.

Të kuqtë duhet të përmbysin fitoren 3:0 të Atalantës për të siguruar gjysmëfinalen e Europa League-s. Jurgen Klopp-i ka thënë përpara gazetarëve se skuadra e tij është në Bergamo për të fituar, por fitoren nuk mund ta arrijë në konferencën për shtyp.

“Jemi këtu, do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen mbrëmjen e nesërme. Kaq. Mendoj se kjo është ajo që duhet të bëjmë. Javëne shkuar ata e merituan fitoren, luajtën shumë mirë.

Çfarë fjalimi do t’i bëj ekipit përpara ndeshjes?

Zakonisht nuk përgatis asgjë përpara. Nëse duhet të fitojmë ndeshjen duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyer.

Nuk mendoj se të gjithë mendojnë se ka marrë fund. Do të shohim se ç’mund të japim në fushë nesër.

Jemi këtu për të luajtur një ndeshje futbolli, por unë nuk mund ta fitoj këtë ndeshje në një konferencë për shtyp”, ka deklaruar Jurgen Klopp-i.

Story i mëparshëm

Ekspertët e seksit ndajnë “7 mëkatet vdekjeprurëse të seksit” – dhe mund të jeni duke kryer njërin prej tyre

Story i radhës

Presidenti iranian paralajmëron: Përgjigje “masive” nëse Izraeli fillon pushtimin më të vogël ndaj Iranit

Të fundit nga