Julian Alvarez pritet që së shpejti të jetë lojtari më i ri i Manchester Cityt.
Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit tashmë marrëveshja është arritur dhe kanë mbetur vetëm çështjet procedurale për t’u rregulluar.
Lojtari pritet të udhëtojë për në Mançester më 8 korrik, që ta kompletojë transferimin e tij te “Citizens”.
Paralel me këtë nënshkrim pritet të ndodhë edhe largimi i Raheem Sterling i cili është shumë afër kalimit te Chelsea.