Juglindja e Verilindja nën ngrica/ Pa energji disa fshatra në Kukës, në Vermosh u shënua -17 gradë

January 23, 2022
1 minut lexim

Në Kukës nuk ka pasur reshje dëbore gjatë ditës së shtunë por temperaturat kanë qenë të ulëta. Ndërkohë janë hapur rrugët e bllokuara nga dëbora në disa fshatra. Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Shishtavec dhe Topojan.

Ndërsa në Korçë akulli ka shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët sidomos në rrugët dytësore në qytet dhe hapësira të tjera publike. Ndërsa rrugët kombëtare janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë me vete goma dimri dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat e juglindjes.

Probleme janë regjistruar edhe në zonat e Librazhdit, Prenjasit dhe Gramshit pasi akulli në rrugë ka vështirësuar lëvizjet me makinë. Në këto zona është regjistruar temperatura minus 13 gradë gjatë të shtunës. Rruga Librazhd-Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë.

Në zonën e Vermoshit u shënua temperatura minus 17 gradë, rrugët janë të hapura por këshillohet që në zonat e Malësisë së Madhe, Fushë-Arrëz dhe Pukë, drejtuesit e mjeteve të kenë me vete zinxhirë dhe goma dimri.

Për shkak të të ftohtit shkollat nuk do të hapen gjatë ditës së hënë deri të mërkurën kjo tregon pamundësinë për të ngrohur klasat për fëmijët sidomos në qytete.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbipesha mund të shkaktojë depresion

Story i radhës

Horoskopi ditor, 23 janar 2022

Të fundit nga

ShkoLartë