Horoskopi ditor, 23 janar 2022

Dashi
Nuk do të ndiheni në formë sot, por gjithsesi mos e ndaloni veten për t’u argëtuar në mbrëmje me partnerin/en. Mos e ekzagjeroni me batutat sarkastike. Beqarët nuk do mund të fiksohen dot pas një personi edhe pse mundësitë për takime do jenë të shumta. Në planin financiar do jeni me fat.

Demi
Dita e sotme do t’ju ikë shumë shpejt dhe rreziku për të harruar diçka do të jetë shumë i madh. Gjeni kohë për partnerin/en, sepse kohët e fundit e keni harruar. Beqarët duhet të bëjnë durim edhe për pak ditë, pasi jeta tu ndryshojë totalisht. Buxheti nuk do jetë i keq, por kujdes me shpenzimet.

Binjakët
Mund t’ia hapni zemrën një miku për një problem që ju shqetëson në marrëdhënien tuaj në çift, pasi do të jetë në gjendje t’ju japë këshilla të çmuara. Beqarët do kenë vetëm çaste të bukura dhe me shumë gjasë do e ndryshojnë statusin. Buxheti do jetë goxha i mirë.

Gaforrja
Sot mos merrni asnjë impenjim por shijoni momentin me partnerin/en, pa planifikuar asgjë më parë. Beqarët nuk do kenë aspak fat në dashuri dhe do vazhdojnë të mbeten ende vetëm. Buxhetin do ta keni gjithë kohës në vëmendje.

Luani
Ka shumë gjëra në marrëdhënien tuaj në çift që duhet të bëni të cilat nuk duhet t’i shtyni. Gjendja juaj shpirtërore nuk është ende e duhura, ndaj jepini më shumë kohë vetes. Beqarët do jenë joshës dhe kanë për të tërhequr pas vetes këdo që do pëlqejnë. Financat do jenë kritike.

Virgjëresha

E sotmja nuk do të shkojë mirë për ju të dashuruarit për shkak të disa keqkuptimeve. Gjithsesi mos e lini veten të bëheni pre e humorit të keq. Beqarët nuk do ndihen gati për të ndryshuar statusin dhe do i refuzojnë ftesat që do ju bëhen. Financat do kalojnë vështirësi të mëdha.

Peshorja
Mos e humbni rastin që të bëni të lumtur partnerin/en, të cilin e doni shumë: gjërat do t’ju ndodhin natyrshëm. Beqarët nuk ndihen mirë ashtu si janë dhe do bëjnë të pamundurën për të ndryshuar statusin. Buxheti do jetë i ekuilibruar.

Akrepi
Ndiqni instinktin: gjithçka që do t’ju vijë natyrshëm do të jetë gjëja e duhur, ndaj mos e ndrydhni veten me partnerin/en. Beqarët do ndihmohen nga hëna dhe do kenë një ditë të mrekullueshme. Buxheti nuk do jetë i keq, por do përjetoni disa lëkundje.

Shigjetari
Sot ju këshillohet që të silleni me maturi për çdo gjë që do t’ju ndodhë në marrëdhënien tuaj në çift. Mbrëmja do të jetë tepër e veçantë për ju. Beqarët sado të mundohen për të ndryshuar statusin nuk do ja dalin dot mbanë. Në planin financiar duhet të bëni kujdes.

Bricjapi
Gjërat nuk shkojnë gjithnjë siç duhet: ky do të jetë slogani juaj për këtë ditë. Nuk do të jetë e lehtë për t’i bërë ballë stresit me partnerin/en, por gjithsesi përpiquni të ruani qetësinë. Beqarët do takojnë princin e tyre të kaltër dhe jeta do ju marrë drejtimin e dëshiruar. Financat do jenë të mira.

Ujori
Mendohuni dy herë përpara se të flisni, në mënyrë që ajo që do të thoni të mos lëndojë partnerin/en i cili ju do seriozisht. Të paktën silluni me edukatë edhe nëse nuk e ndjeni. Beqarët më mirë të mos i pranojnë ftesat se personat nuk do jenë të duhurit. Financat do përballen me disa vështirësi.

Peshqit
Kjo ditë do të jetë e veçantë për të dashuruarit dhe me shumë gjëra; mos e lini veten të stresoheni, pavarësisht akumulimit të disa problemeve. Beqarët sado të mundohen nuk do bëjnë dot për vete personin e ëndrrave. Të ardhurat do rriten në mënyrë të menjëhershme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Juglindja e Verilindja nën ngrica/ Pa energji disa fshatra në Kukës, në Vermosh u shënua -17 gradë

Story i radhës

Parashikimi i motit për sot

Të fundit nga