Juan Mata mund të transferohet drejt Amerikës te MLS.
Mata zyrtarisht nuk do të jetë lojtar i Man United sezonin e ardhshëm.
Spanjolli tashmë 34 vjeçar do të largohet nga ‘Old Trafford’ si një lojtar i lirë, pasi ai ka refuzuar një ofertë qëndrimi edhe për një vit te Mançesteri.
E sipas ‘Manchester Evening News’, mesfushori ka oferta nga liga amerikane, Major League Soccer.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.