ju thyhen shpesh objekte ne shtepi ja si interpretohet kjo 6251a2186d21b

Ju thyhen shpesh objekte në shtëpi? Ja si interpretohet kjo

April 9, 2022
1 minut lexim

Kur objektet fillojnë të thyhen shpesh dhe zhduken, Feng Shui paralajmëron se kjo mund të jetë e lidhur me energjinë negative.

Në shumicën e rasteve, kaosi në shtëpi fillon për shkak të akumulimit të energjisë negative. Thyerja, dëmtimi dhe humbja e gjërave sipas Feng Shui tregon se energjia negative, mbahet dhe grumbullohet në shtëpi dhe mund të jetë pasojë e rrëmujës, punëve të grumbulluara dhe mosfavorizimit të Feng Shui dhe bllokimit të fluksit të energjisë.

Nëse keni rrjedhje të ujit në shtëpi, me shumë mundësi keni probleme financiare. Mendoni nëse i shpenzoni paratë në mënyrë racionale dhe nëse ia vlen të kurseni më shumë.

Nëse vazhdimisht ju mungojnë gjëra të vogla që ju nevojiten (karfica, lidhëse flokësh, çelësa, çorape, kapele) ndoshta jeni një person egoist dhe quani më të rëndësishme nevojat dhe dëshirat tuaja. Gjithashtu jeni dembelë dhe preferoni t’ua delegoni përgjegjësitë të tjerëve.

Enët e thyera e të plasaritura, të cacrat në monitore e pasqyra tregojnë se në shtëpi po shpërthen një konflikt i madh. Nëse nuk i hiqni qafe gjërat e thyera me kalimin e kohës, grindjet mund të përfundojnë në ndarje.

Dëmtimet e shpeshta të pajisjeve elektrike dhe llambave tregojnë se njerëzit që i përkasin të shkuarës suaj, nuk ju duan. Lumturia juaj i pengon ata të jetojnë në paqe.

Prishjet e shpeshta në shtëpi tregojnë një marrëdhënie toksike në të cilën ju jeni gjithnjë e më pak të respektuar.

Gjërat që zhduken përgjithmonë tregojnë stanjacion. Ato janë sinjal për diçka që është vjetruar dhe duhet të braktiset, duke krijuar hapësirë për diçka të re, interesante dhe pozitive.

Rekomandohet që të pastroni rregullisht energjinë e shtëpisë dhe do ta bëni nëse hidhni gjërat që nuk ju nevojiten më e që ju vjedhin hapësirën. Në mënyrë që energjia në shtëpi të jetë e shëndetshme, hidhni gjithçka të thyer e plasaritur dhe riparoni gjërat e dëmtuara.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

e cuditshme harry maguire apeloi prekjen me dore te shokut te skuadres 6251a213b3901
Story i mëparshëm

E çuditshme, Harry Maguire apeloi prekjen me dorë të shokut të skuadrës

reagime te forta per sulmin me raketa ne stacionin e trenit ne kramatorsk 6251a21cc9123
Story i radhës

Reagime të forta për sulmin me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk

Të fundit nga

ShkoLartë