Këngëtarja Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të përfolur të momentit pas historisë së dashurisë që nisi brenda shtëpisë së ‘BBVip’ me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
Që pas daljes së saj nga ‘BBV’, këngëtarja ndiqet në çdo lëvizje të sajën me shumë kuriozitet edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar një video ‘thumbuese’ në ‘TikTok’, ku sinkronizon buzët me audion e vendosur e cila thotë:
“Mbase mund të jem e vetmuar por ju qëndroni me njërëz që flasin keq prapa shpine për ju”.
Nuk dihet se me kë e ka këngëtarja por videoja na lë të nënkuptojmë se Trixa i drejtohet personave të cilët hiqën si ‘miqtë e tu’ kur në fakt është e kundërta.
Rikujtojmë se pas përfundmit të “Big Brother Vip”, kur përfundoi edhe lidhja e saj me Donaldin, Beatrix ka preferuar të qëndrojë larg intervistave dhe të mos flasë konkretisht në lidhje me atë histori (përveç statuseve thumbuese në rrjetet sociale). E pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”.
Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format.
“Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”– tha ajo.
Pyetjes ‘me spec’, “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.”