Ju që keni partnerë dikë të shenjës së Dashit, e dini kë keni në krahë?

April 17, 2022
min lexim

Jemi zyrtarisht në sezonin e Dashit! Të njohur ndryshe si ~bebet e zodiakut~, Deshët ndodh të paragjykohen se janë shumë të drejtëpërdrejtë dhe janë të parët që nisin debatet. E vërteta është se ka kaq shumë gjëra për të mësuar rreth kësaj shenje veç kësaj. Si përshembull, që mund të jenë partnerë fantastikë për shumë arsye, 8 prej të cilave i gjeni në vijim.

Ata nuk krijojnë varësi

Janë të pavarur, dhe mbështeten mbi të gjitha tek vetja. Kanë shumë vetëbesim, ndaj edhe pse e vlerësojnë fjalën tuaj të mirë, nuk rrinë të presin aprovimin tuaj apo të të tjerëve.

Tregohen të sinqertë kur kanë bërë një gabim

Janë një ndër shenjat më të sinqerta, ndonjëherë deri në lëndim. Por nuk tregohen aspak të butë në thënien e të vërtetave; ashtu siç janë vetë, të fortë për t’i pranuar gjërat që u thuhen, ashtu duan të jeni edhe ju.

Fleksibiliteti është diçka e natyrshme për Dashin

Dashët janë natyra që përshtaten me të gjithë, dhe ndonëse mund të kenë pikëpamje krejt të ndryshme nga tuajat dhe e shprehin, ju pranojnë ashtu siç jeni. Një Dash madje mund t’ju ndihmojë të arrini synimet që keni, edhe pse mund të mos jetë dakord me to.

Dashët kanë një intuitë të lindur

Vetëbesimi që kanë u jep një aftësi të veçantë intuitive, pasi arrijnë të hyjnë më me lehtësi në thellësi të situatave. Ata e kuptojnë nëse ju jeni duke fshehur ndjenjat dhe ju nxisin t’i shpërfaqni. E kuptojnë nëse po i mbushni mendjen vetes për diçka të gabuar dhe përpiqen t’ju tregojnë rrugën e duhur. Ata ju respektojnë, dhe për këtë duan t’ju shikojnë mirë.

Janë besnikë!

Nëse keni një Dash në krah, ai do të bëjë çmos për t’ju parë mirë! Nuk janë nga ata njerëz ‘nga të fryjë era’, dhe kurdoherë të gjendeni në mes të stuhisë, një Dash do të jetë aty për ju, për t’ju mbrojtur.

Respekti është virtyti i tyre

Një Dash nuk mund të zgjedhë të ketë në krah dikë që ai nuk e respekton. Nëse ju ka zgjedhur ju, do të thotë se ka një besim të madh tek personi juaj. Ndaj, nuk do të bënin kurrë diçka për t’ju lënduar.

Një Dash nuk merret me gjëra të vogla

Nëse jeni në një marrëdhënie me një Dash, ai nuk do të kapet pas më the të thashë-eve apo të grindet për gjëra të parëndësishme. Aq më pak të kapet pas të shkuarës. Gjithçka ai do është të jetojë të tashmen me sytë nga e ardhmja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur luhet Liverpool – Chelsea?

Story i radhës

Mijëra rusë zhvendosen në Armeni ndërsa vazhdon agresioni në Ukrainë

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë