ju prezatojme me gruan me te bukur ne bote per vitin 2026 ajo eshte 6a77a60cac32b

Ju prezatojmë me gruan më të bukur në botë për vitin 2026, ajo është…

August 8, 2026
1 minut lexim

Aktorja e njohur Anne Hathaway është shpallur “Gruaja më e Bukur në Botë për vitin 2026” nga revista People. Fituesja e çmimit Oscar, e njohur për rolet në The Princess Diaries, Les Misérables dhe The Devil Wears Prada, u rikthye këtë vit në ekran me pesë projekte të reja, përfshirë The Devil Wears Prada 2 dhe The Odissey.

43-vjeçarja thotë se pas të 40-ave ka gjetur më shumë ekuilibër në jetë, ndërsa mbështetjen më të madhe e gjen te familja. Megjithatë, pranon se pasiguritë vazhdojnë ta shoqërojnë, duke e shtyrë të rritet si artiste.

Hathaway ka folur për herë të parë hapur rreth shtatzënisë së saj të tretë, duke konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, e kishin planifikuar ardhjen e një tjetër fëmije, por nuk e prisnin që gjithçka të ndodhte kaq shpejt.

Aktorja 43-vjeçare, e cila javët e fundit ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saj gjatë promovimit të filmit “The Odyssey” të Christopher Nolan, zbuloi se lajmi i shtatzënisë ishte një surprizë e bukur edhe për vetë çiftin. Anne dhe Adam Shulman, të martuar që nga viti 2012, janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack, ndërsa së shpejti familja e tyre do të zgjerohet me ardhjen e fëmijës së tretë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perkeqesohet gjendja shendetesore e ish presidentit amerikan joe biden 6a77a531e1ba0
Lajmi i mëparshëm

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden

aksident ne magjistralen gostivar kercove nje i vdekur dhe nje i lenduar rende 6a77a8a0cd72f
Lajmi i radhës

Aksident në magjistralen Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë