aksident ne magjistralen gostivar kercove nje i vdekur dhe nje i lenduar rende 6a77a8a0cd72f

Aksident në magjistralen Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

August 9, 2026
1 minut lexim

Sot (08.08.2026) rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të një objekti hotelier, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, “Peugeot” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.S. (34) nga Gostivari dhe “Opel Astra” me targa të Shkupit i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi.

Në aksident, mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shoferit të automjetit “Opel Astra”, Gj.P. (63).Shoferi i automjetit “Peugeot”, N.S. (34), ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Qendrën Urgjente në Gostivar për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes po kryen kqyrjen Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit në bashkëpunim me ekipin nga DPB Gostivar.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ju prezatojme me gruan me te bukur ne bote per vitin 2026 ajo eshte 6a77a60cac32b
Lajmi i mëparshëm

Ju prezatojmë me gruan më të bukur në botë për vitin 2026, ajo është…

shtetasi i serbise kontrollohet ne bernjak i gjendet sprej shufer metalike e imitim arme 6a7830fcb24b6
Lajmi i radhës

Shtetasi i Serbisë kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë