Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina para disa ditësh ka lansuar bashkëpunimin e saj muzikor me Nushin.
Projekti muzikor titullohet “Suppa Duppa” dhe është i shoqëruar me videoklip.
E kjo këngë një ditë pas lansimit ka arritur sukses, duke mbledhur mbi 1 milion klikime.
Për këtë reagoi vet Fjolla me anë të disa postimeve në rrjetin social Instagram.
“Ju kam treguar me kohë që jam ‘Nana’. Tjera herë më ‘easy’ mos e merrni malin se për tri minuta jua djegim komplet verën”, ishte mbishkrimi i artistes.
Ndërkohë theksojmë që Fjolla është mjaft aktive me postime në rrjete sociale.