Ju elektrizohen gjithmonë veshjet? Me këto 6 këshilla do t’i jepni fund këtij problemi

October 25, 2022
1 minut lexim

Elektrizimi te veshjet ndodh kur një ngarkesë elektrostatike grumbullohet në pëlhura. Kjo është një dukuri e cila ndodh zakonisht kur rrobat fërkohen me njëra-tjetrën. Media.org në këtë artikull ju njeh me disa rregulla të thjeshta se si të ndaloni dhe të parandaloni këtë dukuri tek rrobat tuaja.

Përdorni një varëse teli
Një varëse teli mund të marrë një pjesë të ngarkesës elektrike e cila bën që rrobat tuaja të ngjiten tek ju. Një mënyrë shumë e thjeshtë për të larguar elektricitetin është të vendosni një varëse rrobash në pjesën e brendshme të veshjes tuaj para se ta vishni atë ose pasi e keni hequr atë. Kjo mënyrë funksionon më së miri tek mëndafshi.

Përdorni zbutës rrobash
Për të reduktuar mundësinë që rrobat tuaja të elektrizohen, AgroWeb.org ju sugjeron që gjatë larjeve të rrobave të përdorni zbutës. Gjithashtu ju mund të shtoni një lugë gjelle me zbutës rrobash në një shishe me ujë dhe ta spërkasni atë tek rrobat problematike.

Spërkatini me ujë
Dihet se ajri i thatë kontribuon në eletrizim dhe ajo që mban gjërat në balancë është lagështia. Një tjetër mënyrë e thjeshtë është të lagni me ujë një leckë dhe t’a fërkoni atë tek veshjet problematike, për të shtuar më tepër lagështi.

Vendosni një paramandë
Ky send kaq i vogël prej metali do të mbajë njëfarë ngarkese elektrike dhe do të parandalojë elektrizimin e rrobave tuaja. Prandaj AgroWeb.org ju sugjeron të vendosni një paramandë në pjesën e brendshme të rrobave, aty ku ajo nuk mund të shihet.

Spërkasni rrobat me llak flokësh
Të spërkasni pak llak flokësh në rroba është një mënyrë tjetër e thjeshtë dhe praktike që mund t’ju ndihmojë.

Veçoni llojet e pëlhurave nga njëra-tjetra
Përzierja e pëlhurave natyrale dhe sintetike, si përshembull triko me një fund pambuku, bën që veshjet tuaja të jenë më të prirura për të krijuar elektricitet. Shmangni dhe parandaloni këtë dukuri duke i mbajtur të ndara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gara për bashkinë Tropojë, kjo është ish-deputetja e parë e PD-së që deklaron se do të marrë pjesë në primare

Story i radhës

“Nuk mund të ndaloj së dashuruari me…”, Beatrix Ramosaj befason me deklaratën e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë