Mëngjesin e sotëm, policia ka kryer disa kontrolle në banesa private, të lidhura me dyshime për përfshirje në krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore, mëson NetPress nga burime të besueshme brenda hetimeve.
Sipas informacioneve tona, forcat policore kanë bastisur shtëpinë e Artan Grubit, por ai nuk është gjetur aty.
Një situatë e ngjashme është raportuar edhe gjatë bastisjes së shtëpisë së ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami. Edhe ai nuk ndodhej në banesë, ndërsa autoritetet dyshojnë se Bajrami është larguar në Kosovë disa muaj më parë. Megjithatë, të afërm të tij kanë deklaruar se ai ka ndërmend të kthehet. Pavarësisht kësaj, organet e rendit në Maqedoni pritet të lëshojnë urdhër-arrest për të dy personat: Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Bajramit, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 50 mijë franga zvicerane në para të gatshme.
Burimi: alfax.mk