Jovanoviq: S’ma pranuan djalin në Harvard pasi nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë

November 4, 2022
1 minut lexim

Kreu i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq , ka thënë se djali i tij nuk është pranuar në Harvard, Stanford dhe tre universitete të tjera për shkak se Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë.

“Mihailo im aplikoi në Harvard, Stanford dhe tre universitete të tjera në shkurt. I ka kaluar të pesë, është bërë një intervistë dhe ka marrë email se do të informohet për fillimin e vitit shkollor, procedurën e regjistrimit… Në prill i ka ardhur emaili se regjistrimi i tij është shtyrë”, ka thënë Jovanoviq, shkruan media serbe.

Ai shtoi se i njëjti e-mail ka mbërritur nga të pesë universitetet tjera dhe se pasi është pyetur pse ka ndodhur, është konstatuar sipas tij “se është refuzuar sepse Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

“Sepse ne nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë”. Në shkollën e tij në Edinburg ishte një profesor rus, të gjithë e donin, por i kërkuan të mos vinte më. Shkoi deri në atë ekstrem. Edhe Serbia duhet të marrë një vendim në një moment”, ka shtuar Jovanoviq.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prapashtica: Prishtina funksionin si grup

Story i radhës

Këto gabime të përditshme po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar

Të fundit nga

ShkoLartë