jotova maqedonia e veriut duhet te permbushe kriteret evropiane perfshire futjen e bullgareve ne kushtetute 6a29e1705b751

Jotova: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë kriteret evropiane, përfshirë futjen e bullgarëve në Kushtetutë

June 11, 2026
1 minut lexim
jotova siljanovska

Bullgaria pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë kriteret evropiane për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, gjatë takimit me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që u mbajt në Sofje.

Gjatë bisedës, Jotova theksoi se Shkupi duhet të zbatojë propozimin francez të vitit 2022, i cili është nënshkruar dhe pranuar si pozicion i përbashkët evropian për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ajo nënvizoi se nuk bëhet fjalë për kërkesa bullgare, por për kritere evropiane që duhet të përmbushen nga vendi kandidat. Sipas saj, për të nisur negociatat e plota me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë obligimet e marra, përfshirë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Jotova kërkoi gjithashtu respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes ndaj tyre.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ivanka Tasheva, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

Gjatë bisedës u ngrit edhe çështja e 23-vjeçares Iva Mihajllova, e cila është lënduar në një aksident trafiku. Sipas Jotovës, për shkak të hetimeve që po zhvillohen për rastin, asaj i janë konfiskuar dokumentet personale dhe nuk i lejohet të largohet nga Koçani, megjithëse ka nevojë për trajtim mjekësor në Bullgari.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ligji per perfaqesim te drejte azizi opozita po ben shou mediatik nuk eshte shkel asnje procedure 6a29e02674331
Lajmi i mëparshëm

“Ligji për përfaqësim të drejtë”, Azizi: Opozita po bën shou mediatik, nuk është shkel asnjë procedurë

Të fundit nga

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë