Marrëveshja ka të bëjë me fqinjësinë e mirë dhe sjellja e Bullgarisë nuk është aspak miqësore, madje edhe armiqësore,” tha profesori Edward P. Joseph nga Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins nga SHBA gjatë vizitës së tij në Shkup.
Ai thekson se BE dhe SHBA bënë një gabim dhe na vendosën Bullgarinë në të njëjtin nivel me Greqinë në negociatat me Maqedoninë e Veriut. Duke krahasuar marrëveshjet që Maqedonia ka bërë fillimisht me Greqinë e më pas me Bullgarinë për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, Joseph thotë se ato dy marrëveshje nuk janë në të njëjtin nivel.
“Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë është një kompromis i drejtë, pas të cilit vendi u bë anëtar i NATO-s. Por propozimi francez, i cili hoqi veton bullgare për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, nuk është ai. Ai propozim i jep një pozitë superiore Bullgarisë, dhe ky është gjithashtu një gabim i Bashkimit Evropian.
Tani Maqedonia e Veriut duhet t’i kërkojë BE-së, Francës, Gjermanisë dhe të tjerëve, dhe të kërkojë afirmimin e identitetit maqedonas, të afirmojë dhe njohë popullin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe aspektet e historisë maqedonase”, thotë Joseph.
Ai thotë se Maqedonia si shtet i vogël nuk ka nevojë që sigurinë ta kërkon nën “ombrellën” e Serbisë, por nën ombrellën e BE-së dhe NATO-s.
“Kam thënë se nacionalizmi serbomadh çon në një Shqipëri të madhe dhe një Shqipëri e madhe është krejtësisht shkatërruese për këtë vend. Ju duhet të balanconi Ballkanin e Hapur me trekëndëshin Shkup-Prishtinë-Athinë, është një trekëndësh i shëndetshëm në të cilin vendet respektojnë kufijtë dhe identitetin e njëri-tjetrit”, thotë Joseph.