Josep Borrell po rreshtohet në anën e krimit dhe kriminelëve

min lexim

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, me deklarimet e tij, po rreshtohet në anën e krimit dhe kriminelëve.

Këto qëndrime, më kthejnë në kohën e At Gjergj Fishtës, klerik, poet, edukator, politikan dhe shkrimtar, me të drejtë në atë kohë, Evropën e quajti, të vjetër dhe lavire.

Zoti Borrell, si nuk të shkojë gjuha e të “ gabosh” asnjëherë duke u distancuar ndaj krimeve dhe gjenocidit serb i ushtruar ndaj popullit shqiptar në Dardani.

Zoti Borrell, a po rreshtoheni në anën e krimit dhe kriminelëve në veri te Mitrovicës e në Serbi të dirigjuar nga krimineli Aleksandar Vuçiqi, bashkëpunëtor dhe Ministër i Informatave në kohën e Millosheviqit i cili, në detaje i dinë se ku gjendën sot varrezat masive, njëherësh edhe i përfshirë drejtpërdrejtë në krime monstruoze, i zgjedhur nga populli, do të më thoni ju, po nga ai popull i Millosheviqit.

Zotëri Borrell, pse heshtët ndaj sulmeve terroriste drejtuar policisë së shtetit të Dardanisë, të cilët asgjë tjetër nuk bënin përpos që e zbatonin Kushtetutën dhe urdhrat e Qeverisë.

Ju, zotëri, kërkoni nga të dy palët që të përmbahen në veprimet e tyre.

Zotëri, ju po i barazoni terroristët me organet shtetërore legjitime në luftimin e krimit, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Po i mbronin kufijtë nga grupe e banda të dërguara nga Serbia për të nxitur, provokuar e pastaj për ta fajësuar Dardaninë si “nxitëse”.

Ju, zotëri, nuk është se nuk e dini se kush dirigjon më këto grupe terroriste, organe paralele të armatosura dhe shërbime inteligjente të huaja pasi, në atë pjesë shteti i Dardanisë nuk ka qasje të plotë sepse, po qe se ndërmerret ndonjë hap rreth largimit dhe pastrimit të veriut nga këto grupe ilegjitime dhe të rrezikshme për paqen në Ballkan, Evropë dhe më gjerë, Vuçiqi do të ulërinte se serbët nuk mund të qëndrojnë në Dardani.

Dhe, ju mendoni zotëri përfaqësues i Lartë i Evropës, se kjo është politikë për paqe dhe barazi në mes kombeve dhe minoriteteve, siç është komunitetit serb më përbërje as 4% të popullsisë shumicë, të drejta të cilat, asnjë minoritet në botë nuk i gëzon.

Pse zotëri, asnjëherë nuk e potencuat gjendjen e pakicës shqiptare në Dardaninë Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc), të cilët, jetojnë si në geto në aspektin e të drejtave elementare: shkollim në gjuhën amtare me libra shqipe, fshirjet e adresave të shtëpive për të zvogëluar, humbur gjurmë, duke e fshehur numrin e vërtetë të banorëve, të cilët, janë të përfaqësuar vetëm me një deputet në Parlamentin serb, i cili, u zgjodh pas shumë pengesave, frikësimeve, përsëritjeve të zgjedhjeve duke u hedhur edhe eksplozivë edhe në zonat zgjedhore, për juve dhe Evropën të cilën ju e përfaqësoni, janë qytetarë as të dorës së dytë, por të tretë dhe inekzistent. Ku është qëndrimi i Evropës rreth këtij diskriminimi ekstrem?!

E, si mos ta përmendi gjeniun e kombit tim shqiptar, At Gjergj Fishtën dhe mendimin e tij të artë, kur e kualifiko Evropën , si lavire ndaj kombit shqiptar, e cila, sipas politikave të saj të sotme, ende nuk ka ndryshuar përpos taktikave dhe veprimeve monstruoze.

Zotëri, minoriteti serb në Dardani, sipas Kushtetutës, të cilën na e keni imponuar në këmbim të pavarësisë, merreni me mend një sui generis, e cila nuk ekziston askund në botë ku, pa pëlqimin e minoritetit serb, shumica nuk mund të sjellë vendime me interes kombëtar.

Tani, ju zotëri, pra Evropa e juaj, pa u lëshuar në detaje, kohën dhe rrethanat kur janë sjellë vendime nën okupimin serb të Millosheviqit kur janë në pyetje, tokat rreth Manastirit të Deçanit, i cili është sjellë me dhunë si shumë vendine tjera, sikur kisha e ndërtuar në kompleksin e Universitetit dhe Bibliotekës Kombëtare, e cila, si statujë e turpit do të qëndrojë, besoj e konzervuar si dëshmi e krimit siç janë përdor kishat serbe, jo për lutje po për krime e grumbullimin e armatimit dhe fshehjen e kriminelëve serb.

I drejtoheni Kryeministrit Kurti në formë ultimative rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që, po që se formohet sipas kërkesave të Vuçiqit, si formë e kontrollimit të “sovranitetit” mbi shtetin e Dardanisë, kjo, do të thotë se paqe, qetësi e deri te shkëputja, pasi, kjo formë e organizimit ani pse ekziston Asociacioni i komunave të Dardanisë unike, një lloje Republike serbe të BeH, është organizim një etnik, e që i bie se, edhe ti e edhe Serbia, po mendoni në ndarje të pjesës veriore, pra, edhe një luftë e përgjakshme dhe e rrezikshme për paqen, në Ballkan, në Evropë dhe në botë, sipas apetiteve të Rusisë Cariste të kohës së Vladimir Putinit, i cili po ushtron gjenocid mbi popullin ukrainas.

Populli i Dardanisë dhe ai i përgjithshëm kombëtar, i besojnë, e respektojnë dhe e dëgjojnë Amerikën, shpëtimtaren dhe gardianen e kombit shqiptar, e cila, historikisht ka qenë në anën tonë që nga koha e Presidentit të 28-të të SHBA-ve, Woodroë Wilson, i cili atëherë u shpreh se, kombi shqiptar do të ekzistojë në kohërat kur planifikohej që të copëtohej sipas interesave të superfuqive të atëhershme të kontrolluara e dirigjuara nga Rusia, duke ua ndarë shteteve mike dhe aleatëve të saj siç është rasti me Serbinë e sotme, e cila, mbi 2/3-tat e territorit i ka toka shqiptare, duke i përzërë, vrarë e masakruar qe nga viti 1844 e deri në ditët e sotme. Duheni ta lexoni historinë për t’i kuptuar gjërat më mirë nëse nuk i dini.

Zotëri, marrëveshja rreth Asociacionit, nuk e ka specifikuar se çfarë forme do të ketë, anipse, Gjykata Kushtetuese e kontestojë në 23 pika, ndërsa në anë tjetër, komuniteti serb deri sot, edhe pse ka qenë i formuar komisioni katër anëtaresh nga komunitetit të tyre, deri sot, nuk kanë propozuar kurrfarë draft rezolute, as në Parlamentin e Dardanisë e as në Parlamentin Evropian.

Le të më lejohet që si opinionist dhe publicist, t’i shprehu opinionet, brengat dhe sugjerimet e mia të cilat, nuk drejtohen kundër paqes, kundër zgjedhjes së problemeve, por me marrëveshje të palëve, e që Serbia siç jeni të bindur edhe ju, qëllimisht po e prolongon.

Serbia, zotëri, se pari është deshtë të kërkojë falje për krime e gjenocid për çka asnjëherë ju dhe si Evropë, as nuk i kërkuat, as nuk e kushtëzuat por, fatkeqësisht, e toleruat dhe përkëdhelet.

Sikur të kishte ndodhur njohja reciproke, shumë çështje lehtësisht do të zgjidheshin.

Pasi vini nga shteti, i cili ende nuk e ka njohur Dardaninë, si po ndiheni kur Katalonia e kërkon pavarësinë nga shteti i Spanjës, që ju, në qëndrimet e juaja nga frika se kjo po iu përgatitet në shtetin tuaj, si edhe ato shtete që i kanë të njëjtat probleme rreth çlirimit nga kolonializmi dhe mbajtja me forcë e një populli tjetër nën sundim, ishte deshtë që t’i thirreni ndërgjegjes dhe të veproni si kontinent, por edhe ato tri shtete tjera me probleme të natyrave të njëjta politike, të kenë arsye të shëndoshë.

A u shkon mendja qe një ditë, Katalonia do të pavarësohet dhe si do të ndiheni kur shteti i Dardanisë do të jetë ndoshta i pari i cili do ta njeh pavarësinë e saj?

Mos ia bën dikujt, atë që nuk ia dëshiron vetes. Megjithatë, një ditë do të ndodhë që siç thotë populli, ajo që është nisë, duhet me u bitisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nxori shkop gome e rrahu gruan shqiptare e të birin me ngjyrë 16 vjeç!” E vërteta e sherrit masiv që tmerroi Sarandën

Story i radhës

Dua Lipa ngjitet në skenën e Sunny Hill në Prishtinë

Të fundit nga