Josa përgatit formacionin pa titullarin

Laçi mund të konsiderohet pa frikë si ekipi më në formë në elitën e futbollit shqiptar teksa kurbinasit nuk njohin humbje në tetë ndeshjet e fundit, ndërsa ia kanë dalë të fitojnë në shtatë prej tyre.

Tashmë, të besuarit e trajnerit Mirel Josa renditen në vendin e dytë me 34 pikë, ndërsa kanë marrë edhe statusin e ekipit anti-Tirana me bardheblutë që janë gjashtë pikë para tyre në kryesimin e renditjes.

Ndërkaq, ndeshja e radhës për Laçin është në shtëpi dhe përballë tyre rreshtohet Vllaznia, ekipi i fundit që i ka mposhtur.

Edhe të besuarit e Thomas Brdaric kanë bërë mirë duke e mbyllur fazën e dytë pas asnjë humbje, ndërsa janë penalizuar nga barazimet e shumta. Ndaj, pritet të jetë një duel i luftuar, ndërsa një minus për Laçin do të jetë mungesa e Julian Shehut.

Mesfushori, nga më të mirët e kampionatit në rolin e tij ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe nuk mund të aktivizohet duke qëndruar jashtë për një ndeshje.

Në këtë formë, trajneri Josa është i detyruar të ndërtojë një formacion pa “busullën” e skuadrës, teksa një alternativë për ta zëvendësuar 23-vjeçarin është Ujka, por edhe afrimi i merkatos së janarit, Sebastjan Spahiu, i cili ka qenë pranë skuadrës prej javësh dhe duket i gatshëm për t’u bërë pjesë e mekanizmave të Laçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mozzik na tregoi se kur e ka bërë milionin e parë!

Story i radhës

Përfshihet nga zjarri një banesë, vdes i moshuari

Të fundit nga