jorida tabaku me tone te ashpra do uleni me kembe ne toke apo do flasim vetem per dele 623334ff71ba4

Jorida Tabaku me tone të ashpra: Do uleni me këmbë në tokë apo do flasim vetëm për dele?

March 17, 2022
1 minut lexim

Jorida Tabaku: Dua t’i citoj qytetarëve nga progres raporti. Në fakt është bërë e zakonshme që në këto foltore ose gënjehet, ose hidhet baltë, ose sulmohet, pak dëgjohet të flitet për çështje konkrete. Gënjeu herën e kaluar kur tha ku është raporti me 44 faqe. Aq ishte në fakt.

“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është ndikuar nga kohëzgjatja e procedurave, shkalla e ulët e pastrimit dhe numri i madh i çështjeve të pazgjidhura. Gjykatat e Apelit kanë çështje të trashëguara dhe vendet e lira gjyqësore”, thuhet në progres raport.

Është bërë e normës që kushdo sulmon. Akoma po luftoni me mullinjtë e erës për procesin e integrimit, lufta, anija e vetmuar e Edi Ramës që përballon dallgët e gjithë vendeve që kundërshton dhe i vetëm hap negociatat. Do uleni me këmbë në tokë apo jo? Dhashë sugjerime konkrete. Do flasim për këtë apo vetëm për dele e dash. Cfarë tha Balla për këtë paketën se nuk po ia mbaj mend emrin. Kemi indeksuar me normë inflacioni pensionet. Ke bërë mbështetje për 1/3 e pensionistëve, ke rreth 600 mijë pensionistët. Asnjë masë shtesë nuk është marrë.

Gjysma gjel e nisni, gjysma gjel e përfundoni. Besoj që qytetarët shqiptarë e kanë të qartë se Edi Rama ka dështuar në procesin e integrimit dhe ekonomi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bislimi serbia ta kontaktoje kosoven nese arrihet marreveshje mbahen zgjedhjet e 3 prillit 6233344e6130c
Story i mëparshëm

Bislimi: Serbia ta kontaktojë Kosovën, nëse arrihet marrëveshje mbahen zgjedhjet e 3 prillit

me shume se 187 mije refugjate ukrainas kane mberritur ne gjermani 6233353f9acd8
Story i radhës

Më shumë se 187 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Gjermani

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë