Më shumë se 187 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Gjermani

Më shumë se 187,000 refugjatë që ikën nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Gjermani, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Deri të enjten, 187,428 refugjatë ishin regjistruar nga policia gjermane, por numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.

Shumica e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar, tha zëdhënësi.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerësoi të hënën se më shumë 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jorida Tabaku me tone të ashpra: Do uleni me këmbë në tokë apo do flasim vetëm për dele?

Story i radhës

Si të shmangni zhgënjimet në dashuri dhe marrëdhënie

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish