Agjenti i Jorginho, Joao Santos, ka zbuluar “prioritetin” e kontratës me Chelsean në rast se vështirësitë financiare të “Bluve” tejkalohen.
Santos thotë se mesfushori është i hapur për të qëndruar në “Stamford Bridge”, por ai zbuloi se edhe Juventusi po e monitorojnë atë.
Jorginho ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në vitin 2023, por agjenti i italianit thotë se “prioriteti” do të ishte dakordimi i kushteve të reja nëse vështirësitë financiare në “Stamford Bridge” mund të tejkalohen.
Pasiguria vazhdon të mbetet në klub pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të “Bluve”, Roman Abramovich nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ku miliarderit rusi që i ka ngrirë asetet dhe është penguar të investojë çdo fond të mëtejshëm në klubin e Premier Ligës ose të përfitojë financiarisht prej tyre.
Për momentin nuk mund të bihet dakord për marrëveshje të reja, që do të thotë se bisedimet për vazhdimin janë jashtë tavolinës.
Agjenti i italianit, tha për “Calciomercato”: “Ne kemi një kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 dhe është një moment i veçantë për klubin, ku nuk ka negociata, edhe sepse merkato është e bllokuar si në hyrje ashtu edhe në dalje. Nëse situata shpaloset, prioriteti do të jetë përballja me rinovimin”, tha agjenti i mesfushorit.
Plani është të gëzojmë më shumë sukses me “Blutë”, por Santos ka konfirmuar se një opsion për t’u drejtuar drejt Juventus mbetet.
“Nuk kam folur me Juventusin, por e di për interesin e tyre për Jorginhon. Nëse Chelsea dështon të rinovojë kontratën, atëherë ne do të dëgjojmë të gjitha skuadrat e përfshira”, përfundoi Santos.