jon bon jovi rikthehet ne skene kater vjet pasi operacioni ne fyt i nderpreu karrieren 6a50a59bd203f

Jon Bon Jovi rikthehet në skenë katër vjet pasi operacioni në fyt i ndërpreu karrierën

July 10, 2026
1 minut lexim

Jon Bon Jovi u rikthye në skenë të martën në mbrëmje, katër vjet pasi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një kordë vokale të dëmtuar.

Rockeri 64-vjeçar performoi në Madison Square Garden (MSG) në New York, duke hapur turneun e grupit të tij, Forever Tour.

Sipas revistës People, grupi performoi për më shumë se dy orë, me një repertor prej 21 këngësh.

Bon Jovi do të rikthehet në skenën e MSG edhe për tetë koncerte të tjera gjatë muajit korrik, përpara se të nisë turneun në Mbretërinë e Bashkuar në muajin gusht.

Pak ditë para koncertit të parë, Jon publikoi një mesazh në Instagram.

“Shumë punë e palodhur dhe shumë njerëz të talentuar na ndihmuan të arrinim deri këtu. Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në realizimin e Forever Tour. Tani është radha jonë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Hajde, djem!”, shkroi ai për gati tre milionë ndjekësit e tij.

Në fillim të koncertit të së martës, Jon këndoi vargun e parë të këngës së vitit 1967 të The Beatles, With a Little Help from My Friends.

Duke iu referuar operacionit të zërit, ai interpretoi vargun: “Çfarë do të bëje nëse do të këndoja jashtë tonalitetit?”

Gjatë koncertit, këngëtari i njohur u shpreh gjithashtu:

“Nuk e kisha dëgjuar zhurmën dhe entuziazmin e një publiku prej katër vitesh dhe nuk e dija nëse do ta kujtoja më se si ndihej ajo ndjesi.”

Ai shtoi se ndihej “mirënjohës dhe i përulur nga e gjithë kjo përvojë.”

Më pak se një muaj më parë, Jon u dha fansave një përditësim mbi gjendjen e zërit të tij, pasi në vitin 2024 kishte deklaruar se nuk e dinte nëse do të ishte ndonjëherë në gjendje të rikthehej në turne pas problemeve serioze me kordat vokale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja insiston se irani nuk e kontrollon ngushticen e hormuzit 6a50a4d10b595
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja insiston se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

avokati i popullit ne shutke per te hetuar pretendimet per dhune ndaj te burgosurve 6a50a99504a59
Lajmi i radhës

Avokati i Popullit në “Shutkë”, për të hetuar pretendimet për dhunë ndaj të burgosurve

Të fundit nga

ShkoLartë