Christopher Hill- ambasadori i SHBA-ve ne Beograd, të mendojë me mendje të kthjellët, si do ta quante Serbinë kriminale, po qe se ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë t’i kishin kryer tërë ato vrasje, masakra e dhunime makabëre ndaj familjes së tij apo ndaj popullit të tij, siç i kryen ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë në vitet e agresionit gjenocial 19998/99 ?!
Christopher Hill, më 30 dhjetor 2022, deklaroi se, ”Serbia ka të drejtë të kërkojë që në Kosovë të rikthehen ushtria dhe policia serbe”.
Ambasadori Christopher Hill, më 31 dhjetor 2022, në intervistën për Telegrafin serb, deklaroi se,” Më vjen keq që u bombardua Serbia. Mua personalisht më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë. Ne ndajmë disa nga vlerat dhe pikëpamjet e njëjta për botën dhe mendoj se duhet të përqendrohemi në këto, dhe jo në diçka që ka ndodhur 23 vite më pare.
Roli im në Rambuje ishte që Kosova të fitonte autonominë që kishte në të kaluarën. Rambuje nuk u morr me pavarësinë e Kosovës, kjo erdhi më vonë dhe unë nuk morra pjesë në të”.
E pyesim ambasadorin Hill, a kishte të drejtë Serbia kur i vuri flakën ambasadës së SHBA-ve në Beograd?!
A guxon ushtria apo policia serbe të shkelën në Kosovë pas agresionit gjenocidal të viteve 1998/99, ku ushtarët e policët e serbë vranë, masakruan, afër 15 mijë shqiptarë autoktoinë të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Ku dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktonë shqiptare. Ku rrëmbyen 1643 shqiptarë autoktonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, dhe e bënë shkrumb e hi Kosovën duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptrë të marrin rrugԯn e eksodit ?!
Bill Clinton, Madeleine Albrigt, Richard Holbbruk, Vesley Clark, shkëlqimi i SHBA-ve
Diplomacisë aktuale së SHBA-ve me a duket i vjen më lehtë ta mbajë anën e Serbisë kriminale, sesa ta mbrojë të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën e cila e Ka Kushtetutën e saj demokratike, bazuar mbi ligjet që garantojnë barazi për tërë qytetarët e saj, gjë që as për së afërmi nuk e ka Serbia kriminale.
Antony Blinken, Gabriel Escobar, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier u dëshmuan të paaftë t’i kundërvihen Serbisë kriminale, mospërfillëse, arrogante dhe kërcënuese ndaj Kosovës dhe paqes në Ballkan.
I nderuari ekselenca e Juaj Joe Biden- President i SHBA-ve, këtë që po e kërkoj unë nga Ju, kam bindje të plotë se e kërkon çdo shqiptar dhe çdo njeri me moral e shpirt demokratik, dhe që është i interesuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan.
Anttony Blinken- Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Gabriel Escobar- i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Christpher Hill- ambassador i SHBA-ve në Beograd dhe Jeffrey Hovenier- ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, që me ardhjen e tyre në këto funksione janë vënë në anën e Serbisë kriminale dhe të Rusisë kriminale dhe deklarojnë ngjashëm me deklaratat e kriminelit Aleksandër Vuçiq- President i Serbisë kriminale, ngjashëm me deklaratat e kriminelit Vladimir Putin-President i Rusisë kriminale.
Serbia kriminale në Veri të Kosovës i ka themeluar dhe organizuar strukturat paralele, grupet e armatosura kriminale serbe, kontrabandën kriminale serbe, agjentët serbë dhe rusë, dhe se fundi edhe mercenarët Ëagner. Të gjitha këto për ta destabilizuar Kosovën që është pro SHBA-ve. pro BE-së dhe pro NATO-s.
Blinken, Escobar, Hill dhe Hovenier në vend që ta kritikojnë Serbinë kriminale për këto struktura të armatosura ilegale, këta në vazhdimësi e kritikojnë dhe i kërkojnë Kosovës të bëjë lëshime.
Antony Blinken jep mesazhe duke i vendosur në një rrafsh Serbinë agresore gjenocidale dhe Kosovën viktimë dhe paqedashëse.
Gabriel Escobar, deklaron se, “ Asociacioni jo vetëm se duhet të bëhet, por edhe do të bëhet”.
Jeffrey Hovenier- ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, deklaron se, “ Kërkojmë që me urgjencë të fillojnë negociatat për Asociacionin”.
Christopher Hill- amabasori i SHBA-ve në Beograd, deklaron se, “ Të jeni të sigurt e nuk do të ketë marrëveshje tjera pa e zgjidhur Asociacionin. Nuk është me rëndësi themelimi i Asociacionit, me rëndësi është zbatimi i tij”.
Lidhur me ndalimin ditë më parë të Patriarkut Porfirije që ta vizitojë Kosovën, ambasadori Hill, deklaroi se, “Për komunitetin serb është e rëndësishme ta shohë Patriarkun Porfirije në Kosovë”.
Ambasadori Hill nuk do të kuptojë se Kisha Orthodokse Serbe dhe Kisha Orthodokse Ruse, janë të vetmet kisha në botë që mision e kanë luftën, vrasjet dhe masakrat, e nuk e kanë mision të shenjtë mirësinë, mëshirën e bashkëjetesën me popujt e tjerë.
Priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ishin nxitës dhe pjesëmarrës në vrasjet dhe masakrat ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99, dhe të tillë janë edhe sot.
Ambasadori Christopher Hill, nuk është në gjendje ta detyrojë kriminelin Aleksandër Vuçiq t’i tregojë policët kriminelë serbë, të cilët në vitin 1999 i plaçkitën dhe i vranë mizorisht tre vëllezërit Bytyqi- shtetas të SHBA-ve. Kjo është detyra e ambasadorit Hill, e jo t’i mbrojë popat kriminelë serbë.
Daniel Server- Pof. Universitar nga SHBA-të e njohës i situatës në Kosovë dhe në Ballkan, theksoi se,
“Kosova përkundër insistimit të SHBA-ve, nuk duhet ta themeloje Asociacionin para njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi, sepse kjo do ta rrezikonte sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”.
Daniel Server, shtoi se, “ Huliganët serbë po i bllokojnë rrugët, po sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë dhe pjesëtarët e KFOR-it, dhe këta nuk janë banditë të rastit, por ata paguhen nga Beogradi”.
Lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Daniel Server, shton se, “ Çrregullimi ekzistues dëshmon pa dyshim se lëshimi për këtë çështje në kushtet aktuale do të ishte katastrofike për shtetin e Kosovës.
Pushteti që tani është pas barikadave do të bëhej pastaj pushteti që do të udhëhiqte institucionin që shteti i Kosovës e njohu dhe e pranoi. Do të ishte më se marrëzi ta bësh këtë, jo vetëm se ato autoritete janë kriminale dhe të lidhura me shërbimet sekrete serbe”, deklaroi Prof. Daniel Server.
Serbia me obusët do ta pësojë siç e pësojnë në Ukrainë rusët
Absurditeti i veprimit të këtyre diplomatëve të SHBA-ve dëshmohet me vetë faktin se, nuk flasin mbi baën e argumenteve e fakteve, por flasin mbi bazën e epërsisë diplomatike burokratike.
Krimineli Aleksandër Vuçiq, pas takimit më 28 dhjetor 2022 që pati në Rashkë më strukturat serbe në Veri të Kosovës, deklaroi se, “brenda 1-2 ditëve barrikadat do të hiqen nga rrugët e bllokuara”.
Krimineli Aleksandër Vuçiq nuk vonoi dhe më datë 29 dhjetor 2022, në istigramin e tij shkroi se, “Njerëzit tanë nuk do të jenë kurrë të kënaqur derisa nuk e kanë të qartë se në Serbi dhe jo në një shtet tjetër. Për mua Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër. Unë luftoj për vëllezërit dhe motrat e mia”.
Krimineli Aleksandër Vuçiq, më 30 dhjetor 2022, deklaroi se, “Na duhen 30 minuta që me gjashtë obusë ta shkatërrojmë të gjithë bazën e tyre në Kosovë, ndërsa ne kemi 18 obusë”.
E rikujtojmë Serbinë kriminale dhe kriminelin Alkeksandër Vuçiq se edhe krimineli Vladimir Putin ëndërronte se për3-4 ditë, do ta okuponte Ukrainën, por i doli dardhë me bisht, dhe u bënë më shumë se 10 muaj luftime të ashpra, ku Rusia humbi më shumë se 100 mijë shtarë rusë të vrarë, mijëra ushtarë të plagosur, me mijëra tanke, autoblinda, artileri, avionë dhe helikopterë të shkatërruar nga ushtarët trima ukrainas që luftojnë për lirinë dhe sovranitetin re Ukrainës.
Caktimi në detyra i Antony Blinkenit, i Gabriel Escobarit, i Christopher Hillit dhe i Jeffrey Hovenierit, e rriti shpresën e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, se ardhja e këtyre diplomatëve të SHBA-ve do të sjell drejtësi, paqe dhe stabilitet bazuar në të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën.
Kjo që më tepër sepse gjatë Presidencës së Donald Trumpit , u bënë tradhti të mëdha ndaj qasjes së SHBA-ve karshi Serbisë agresore gjenocidale në Kosovë në vitet 1998/99.
Kjo e bazuar në qëndrimet dhe veprimet pro serbe dhe në dëm të Kosovës paqedashëse, që i bënë John Bolton, Richard Grenel me Hashim Thaçin tradhtarin e Kosovës dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiqin për copëtimin e Kosovës.
Ata shkuan aq larg sa që në vitin 2020, përgatitën nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet kriminelit Aleksandër Vuçiq- Presidentit të Serbisë dhe Avdullah Hoti-Kryeministër i Kosovës, në prani të Donald Trumpit.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, që asokohe u quajt marrëveshje historike, për të cilën ishin bërë përgatitje që Donald Trump, Aleksadër Vuçiq dhe Avdullah Hoti, të propozohen ta marrin edhe Çmimin Nobel për Paqe, ishte bërë vetëm për të bërë propagandë parazgjedhore që Donald Trump të rizgjidhet për herë të dytë president, gjë që fatmirësisht zgjedhjet i fituan demokratët, fituat Ju zoti President.
Blinken, Escobar, Hill dhe Hanovier kanë një qasje tërësisht të gabuar dhe tejet të dëmshme ndaj Kosovës që ishte viktimë e agresionit gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.
Në këtë agresion gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë, siç e dini edhe Juve i nderuari President Joe Biden, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë masakruan afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.
A ka krim më të madh se ky që fëmijës me plumb t’ia ndalash qumështin në fyt dhe t’ia marrësh jetën?!
Falë angazhimit të Bill Clintonit-ish Presidentit të SHBA-ve, Madeleine Albrigt- ish Sekretares së shtetit të SHBA-ve, Ricard Holbrukut- ish diplomatit të SHBA-ve dhe gjeneralit Vesley Clark, NATO pas bombardimeve 78 ditore të caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi, ia solli Kosovës lirinë dhe pavarësinë.
Pakica serbe në Kosovë kërcënohet nga Beogradi, e jo nga Kosova
I nderuari ekselenca e Juaj Joe Biden- President i SHBA-ve, Blinken, Escobar, Hill dhe Hovenier kanë zgjedhur një mënyrë të butë dhe ledhatuese ndaj Serbisë kriminale.
Këta udhëheqës strategjikë dhe ambasadorë të SHBA-ve, nuk i dëgjuam asnjëherë ta kritikojnë Serbinë kriminale për kolonizimin që e bën në Veri të Kosovës duke ndërtuar koloni serbe në trojet shqiptare, ku në shtëpi të reja e të mobiluara po vendosën serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë.
Ndërkohë që pas përfundimit të luftës bandat kriminale serbe me vrasje, e dhunë dëbuan nga Veriu i Kosovës 14 mijë shqiptarë autoktonë, të cilët sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe trojet e tyre.
Këta ambasadorë të SHBA-ve, nuk i dëgjuam asnjëherë që ta kritikojnë Serbinë kriminale për strukturat paralele serbe në Veri të Kosovës, për grupet e armatosura kriminale serbe, për kontrabandën kriminale serbe, për sulmet e armatosura të këtyre grupeve kriminale serbë ndaj policisë së Kosovës, e cila përpiqet ta luftojë krimin dhe të krijojë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Pakica serbe në Kosovë nuk është aspak e rrezikuar nga Kosova dhe nga shqiptarët, sepse kjo pakicë serbe mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës, i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.
Pakica serbe tashmë 23 vite nuk e paguan as energjinë dhe as ujin që e konsumon, dhe për këtë nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës janë ndarë qindra miliona euro , për t’i paguar borxhet e pakicës serbe.
I nderuari ekselenca e Juaj Joe Biden-Presidenti i SHBA-vë, në Luginën e Preshevës që është nën Serbinë jetojmë më shumë se 120 mijë shqiptarë autoktonë, të cilët as për së afërmi nuk i gëzojnë të drejtat dhe liritë krahasuar më pakicën serbe në Kosovë.
Asnjë serb në Veri të Kosovës nuk është sulmuar nga shqiptarët, përkundrazi, grupet e armatosura kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, në vazhdimësi po e kërcënojnë këtë pakicë serbe që të protestojë në mënyrë që Serbia kriminale ta realizojë qëllimin e vet okupues dhe ekspansionist ndaj Kosovës.
Serbia kriminale e ka ngritur gatishmërinë ushtarake dhe policore në nivel lufte, me pretekstin se gjoja duhet të mbrohet nga sulmi nga Kosova, gjë që nuk është aspak e vërtetë, por është vetëm se provokim serb për një luftë të re.
Absurditeti i veprimit të këtyre diplomatëve të SHBA-ve dëshmohet me vetë faktin se, nuk flasin mbi baën e argumenteve e fakteve, por flasin mbi bazën e epërsisë diplomatike burokratike.
I nderuari ekselenca e Juaj joe Biden- President i SHBA-ve, është çasti vendimtar që t’i merrni frenat në duart Tuaja, duke i qortuar ashpër këta strategë dhe diplomatë pro serbë e pro rusë, në mënyrë që të mos lejojnë që KFOR-I dhe EULEX-i të jenë vetëm monitorues në Veri të Kosovës, por të angazhohen t’i zhbëjnë strukturat paralele serbe në Veri të Kosovës, t’i zhbëjnë grupet e armatosura kriminale serbe, t’i zhbëjnë agjentët serbë dhe rusë, si edhe mercenarët e Ëagnerit, të cilët po e sulmojnë policinë e Kosovës, KFOR-in, EULEX-in, gazetarët dhe po kidnapojnë edhe pjesëtarë nga pakica serbe në Veri të Kosovës që janë dëshmitarë të krimeve serbe në Kosovë.
Edhe shqiptarë e kanë pikën e durimit
I nderuari ekselenca Juaj Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve, para ambasadës së Serbisë në Tiranë me datë 27 dhe 29 dhjetor 2022, në organizim të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile, u mbajt një protestë në pankartat e të cilës shkruhej, “Jetën e japim, Mitrovicën se japim”, “Hiqni duart nga Kosova, Mitrovica është e jona”, “Kosovë Shqipëri ne jemi 1”, duke kërkuar ”që të hiqen barrikadat serbe nga rrugët e bllokuara he duke kërkuar që Shqipëria të bëjë më shumë”.
Shoqata e ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. e mbështetur nga partitë shqiptare Besa dhe Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, para ambasadës së Sërbisë në Shkup, më datë 29 dhjetor 2022, organizoi protestë, ku Shpëtim Pollozhani, kryetr I këaj shoqate, tha se, “ Kërkojmë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë rol më aktiv në ruajtjen e sovranitetit dhe, të qetësië dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve në Veri të Kosovës. KFOR-i dhe EULEX-I të mos I barazojnë kontrabandistët dhe kriminelët në Veri të Koovës me veprimet legale dhe legjitime të Qeverisë ë Kosovës për vendosjen e rendit dhe zbatiin e ligjit në territorin e saj”.
Këto protesta janë kambanë e fuqishme se, edhe kombi shqiptar e ka kulmin e durimit dhe pikën e vlimit.
Nëse Serbia eventualisht e sulmon Kosovën , 6 milionë shqiptarë të Ballkanit do të drejtohen në mbrojtje të Kosovës, së bashku me 6 milionë shqiptarë nga Turqia, aq sa janë bërë pas deportimit të tyre nga Kosova dhe Maqedonia si rezultat i politikës nacionaliste shoviniste të Serbisë dhe ish Jugosllavisë, shqiptarë, të cilët asnjëherë nuk i kanë shkëputur lidhjet e tyre me vendlindjen.
I nderuari ekselenca e Juaj Joe Biden- President i SHBA-ve, shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, ndaj edhe nuk do të lejojnë që Serbia kriminale të okupojë as edhe një centimetër tokë të Kosovës.
Historia ka treguar se Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës, ndryshe nëse në Rusi mbetën qoftë edhe një ushtar i vetëm rus, për Serbinë kriminale më i rëndësishëm është ai ushtar rus se sa Perëndimi dhe NATO, e për këtë do të bindemi të gjithë.
Shpresojmë në moralin dhe karakterin Tuaj të lartë, dhe se do të angazhoheni për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, kundër qëllimeve hegjemoniste të Serbie kriminale dhe të Rusisë kriminale.
I nderuari ekselenca e Juaj Joe Biden, uroj që në këtë Vit të Ri 2023, Ju, familja e Juaj dhe tërë populli i SHBA-ve të keni shëndet dhe prosperitet.