Joe Biden ia shuajti shpresat Rusisë për ringjalljen e ish-BRSS-së

March 27, 2022
min lexim

“Biri im ka shërbyer një vit në Irak dhe gjashtë muaj në Kosovë. Forcat amerikane nuk janë Evropë për tu përfshirë në konflikt me forcat ruse. Forcat amerikane janë këtu për t’i mbrojtur aleatët e NATO-s. Mos mendni të lëvizni në një centimeter të vetëm të territorit të NATO-s”, deklaroi Joe Biden – Presidenti i SHBA-ve në Poloni. 

Joe Biden – Presidenti i SHBA-ve më datë 24 mars 2022, e filloi vizitën e tij në Evropë, duke zhvilluar takime intensive me aleatët e NATO-s, G-7-tës  dhe BE-së.

 Joe Biden, më 25 mars vizitoi ushtarët amerikanë në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës dhe refugjatët e Ukrainës në Poloni, ndërsa më 26 mars  u takua me Andrej Duda-Presidentin e Polonisë dhe me dy ministrat e Ukrainës, duke u dhënë meazhe të qarta Rusisë dhe botës.

Joe Biden, gjatë këaj këtyre takimeve, deklaroi se, “Vladimir Putin është befasuar kur ka zbuluar se nuk ka mundur t’i ndajë aleatët e NATO-s në reagimin e tyre ndaj pushtimit të tij në Ukrainë. 

Historia ka treguar rëndësinë që SHBA-të të mos rrinë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë. Stabiliteti në  Evropë është  jashtëzakonisht i rëndësishëm për SHBA-të sa i përket interesit tonë, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën”.

Joe Biden, duke i falenderuar ushtarët amerikanë në misionin e tyre, mori si shembull djalin e tij të ndjerë  Beau Biden, duke thënë se “Biri im ka shërbyer një vit në Irak dhe gjashtë muaj në Kosovë”.

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë që në fillim është t’i mbajmë demokracitë të bashkuara në përpjekje për t’i kufizuar dëmet që po i shkaton Vladimir Putin, njeriu që unë mendoj se është kriminel lufte.

Dislokimi i trupave shtesë nga Uashingtoni në krahun lindor të NATO-s ka çuar në mbi 100 ushtarë amerikanë të stacionuar  në Evropë”.

Joe Biden,  duke i vizituar refugjatët nga Ukraina në një qendër ndimash, deklaroi se “Vlladimir Putini është “kasap”. Shikoni tërë këta fëmijë  të vegjël. Thjesht duash t’i përqafosh, thjeshtë dua të falenderoj. Kjo të bën kenar. Secili nga këta fëmijë  thotë diçka në kuptimn, “Thuaj  një lutje për babain tim,  gjyshin ose vëllain tim që është kthyer atje të luftojë. Ukraina nuk duhet të frikësohet  pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj. SHBA-të synojnë  t’i japin edhe 100 milionë dollarë shtesë Ukrainës”.

Joe Biden duke iu drejtuar Rusisë agresore, deklaroi se, “Mos mendoni të lëvizni në një centimetër të vetëm të territorit të NATO-s. Foircat amerikane nuk janë në Evropë për t’u përfshirë në konflikt me forcat rusë. Forcat amerikane janë këtu për  t’i mbrojtur aleatët e NATO-s”, tha mes tjerash Joe Biden. 

Populli heroik dhe ushtria trimërore e Ukrainës duke luftuar për lirinë dhe integritëtin e vet kundër agresionit gjenocidal të Rusisë kriminale, luftojnë edhe për mbrojtjen e Evropës dhe të Botës nga ringjallkja e ish Bashkimit të Republikave Socialiste  Sovjetike.

Nuk mund të gjesh popull në botë si ukrainasit, popull kaqë të vendosur dhe sakriufikues për ta mbrojtur atdheun e vet, ndaj edhe SHBA-të, BE-ja  dhe NATO e kanë shtuar vendosmërinë ta ndihmojnë Ukrainën me armatime dhe me ndihma tjera, që sa më shpejt ta mposhtin këtë agression gjenocidal të Rusisë kriminale.

Bota dempkratike nuk do ta tolejojë më Rusinë kriminale në këtë agresion gjenocidal ta sulmojë Ukrainën me tërë arsenalin e armëve nga toka dhe nga ajri me raketa shkatërruese balistike, supersonike dhe fosforike.

SHBA, BE, NATO, OKB dhe tërë bota demokratike urgjetisht dhe pa hëzitim do ta ndalojnë këtë agresion gjenocidal të  Rusisë  në Ukrainë, edhe me dërgimin sa më të shpejtë të armatimeve në Ukrainë, por ndoshta edhe me ndalim fluturimin në qiellin e Ukrainës, që do të jetë edhe një test për seriozitetin e qëllimeve eskaluese të kriminelit Vladimir Putin dhe të Rusisë kriminale.

Nëse Ukraina bie nën pushtimin e Rusisë kriminale, kjo do ta motivojë edhe më shumë kriminelin Vladimir Putin që t’ua mësyjë për t’i pushtuar edhe ish republikat tjera të ish Bashkimit Sovjetik.

Është naivitet të mendosh se Rusia kriminale dhe krimineli Vladimir Putin, këtë agresion gjenocidal dhe barbar e filluan vetëm për të ndaluar aderimin e Ukrainës në NATO.

Rusia kriminale në agresionin gjenocidal ndaj Ukrainës, është duke kryer krime të paimagjinueshme ndaj popullit të pambrojtur dhe të pafajshëm të Ukrainës.

Shtete e Evropës tashmë janë duke bashkërenduarpër rritjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisw kriminale edhe me gjetjen e gjtjen e burimeve tjera furnizimit me naftë dhe gaz, për të hequr dorë nga funizimi me naftë dhe gaz nga Rusia.

Qindra fëmijë ukrainas të vrarë, mijëra ukrainas civilë të pafajshgëm të vrarë, miliona ukrainas të pafajshëm që morën rrugën e eksodit, duke lënë pas çdo gjë, fëmijët e mbetur jetima e pa prindër, dhe prindërit e mbetur pa fëmijë, tmerret e përjetuara, bombardimet dhe shkatërrimet e paimagjinueshme të objekteve të banimit, të infrastrukturës dhe rrezikimi i centraleve bërthamore, duke përfshirë edhe Çernobilin, bombardimi dhe dhe shkatërrimi i spitaleve, shkollave dhe i fabrikave në Ukrainë, janë fakte dhe dëshmi të pamohueshme të krimeve të Rusisë në Ukrainë.

Armatosja e Ukrainës me armë dhe sanksdionet ekonomike ndaj Rusisë kriminale, domosdo do t’I japin efektet e duhura dhe do ta detyrojnë Rusinë kriminale ta ndërpret këtë agresion gjenocidal të tmerrshëm dhe shkatërrues.

Kërcënimet e kriminelit Vladimir Putin se Rusia mund ti përdor armët kimike-biologjoke ose armët bërthamore, më shumë i ngjajnë një propaganda  të luftës se sa që mund të behen realitet, e para sepse përdorimi i këtyre armëve do ta dëmtonte edhe vetë Rusinë, dhe e dyta, sepse bota me siguri se do t’i përgjigjej Rusisë me kundërsulme të ngjashme.

Vladimir Putin shikuar nga të gjitha drejtimet dëshmoi se është kriminel i çmendur dhe tepër i rrezikshëm për vetë Rusinë dhe për mbarë botën, ndaj duhet gjetur mënyrën që ai të parandalohet, të arrestohet, para se të tërbohet dhe të kryen verprime edhe më të dëmshme për Ukrainën, për popullin e Rusisë dhe për mbarë botën.

Çuditërisht populli rus është bërë thjeshtë një spektator në vend që të çohet i tëri në protesta dhe ta përmbysën regjimin e kriminelit Vladimir Putin që Rusinë është duke e çuar në greminë.

Po qe se nuk ndërpritet ky angresion gjenocidal  i Rusisë ndaj Ukrainës, përfundimi i kësaj luftë të  pabarabartë do ta ketë koston shumë të lartë, sa që për tu rimëkëmbur Ukraina dhe Rusia do të duhet më së paku një shekull i tërë. 

Ndërsa humbja e jetëve të ushtarëve trima të Ukrainës dhe e jetëve të popullit heroik të Ukrainës, nuk mund të arsyetohen kurrë dhe me asgjë.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbardhen detaje të reja nga zjarri në Komisariatin e Kamzës që i mori jetën 26-vjeçari/ Dëshmia e të plagosurit

Story i radhës

Presidenti amerikan demonstron solidaritet me Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë