Joe Biden dhe SHBA-të nuk mashtrohen nga gjepurat e Serbisë kriminale

Kosova dhe tërë kombi shqiptar, Joe Bidenin dhe SHBA-të do t’i vendosin me shkronja të arta për jetë të jetëve në mbamendje falendërimi për mbrojtjen e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.

Vizita e Gabriel Escobar- e diplomatit të SHBA-ve në Prishtinë nga 31 janari gjer më 2 shkurt 2022, i shoqëruar nga diplomati Mirosllav Lajçak- emisar i BE-së në dialogun Kosovë -Serbi, i dha një kahje, përmbajtje dhe dimension të ri këtij dialogu.

Kjo e lakuriqoi tradhtinë kombëtare antikosovare të vllarasësve për pushtet, të hajnave, rezilëve, katilëve dhe mashtruesve të sojit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit,Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit, Skender Hysenit, Edita Tahirit, Enver Hoxhajt, Vlora Çitakut e Ramë Bujës.

Vlora Çitaku dhe Ramë Buja tradhtinë e tyre ndaj Kosovës u munduan ta riaktivizojnë edhe para vizitës ditë më parë të Gabriel Eskobarit dhe Miroslav Lajçakut në Prishtinë, duke e mbështetur sërish idenë për ndarjen e Kosovës.

Vlora Çitaku dhe Ramë Buja të dehur nga tradhtia e tyre antikosovare, harruan se nuk peshojnë as sa një pikë uji në oqean, karshi vendosmërisë së Joe Bidenit dhe të SHBA-ve për ta mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën.

Dashtë Zoti i Madhërishëm që në Kosovë kësi udhëheqësish tradhtarë antikosovarë dhe anti shqiptarë të mos linden më kurrën e kurrës.

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, para mediave më 31 janar 2022, deklaroi se, “ SHBA-të fuqimisht e mbështesin pavarësimë dhe sovranitetin e Kosovës dhe ju jeni këtu një partner solid dhe mik i mirë, dhe ju falenderoj për këtë. Ju jeni evropianë dhe jeni historikisht e ekonomikisht dhe nga ana e kulturës evropianë, dhe ne po punojmë sëbashku me kolegët tanë evropianë që të jemi të sigurtë se rajoni Ballkani Perëndimor ka perspektivë dhe nuk ka të bëjë me asgjë me rrezikshmërinë. Procesi i dialogut e ka mbështetjen e plotë dhe duhet të drejtohet nga BE-ja , sepse bëhet fjalë për BE-në, por derisa lëviz drejt BE-së, ju gjithashtu duhet të jeni miq të ngushtë me SHBA-të sepse është një miqësi transatlantike, dhe procesi i dialogut do të jetë në mbështetje të plotë nga SHBA-të dhe në afërsi të SHBA- ve”.

Gabriel Escobar me këtë deklaratë dëshmoi se i ka vënë në funksion dhe mision të duhur edhe Joseph Borelliin edhe Mirosllav Lajçakun, të cilët gjertani e favorizonin Serbinë kriminale, dhe në dakordësi me Serbinë kriminale caktonin rendin e ditës të takimeve në Bruksel dhe luanin cic-mic me Kosovën viktinë, për çka ekzistojnë shembuj të shumtë të qëndrimeve të tyre destruktive karshi Kosovës.

Albin Kurti- kryeministri i Kosovës në 2 shkurt 2022, para gazetarëve deklaroi se, “Kosova nuk frikësohet, por Kosova dhe Qeveria e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interesi i shtetit të pavarur i Republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutsëmria dhe ligjshëmria”.

Vjosa Osmani-presidente e Kosovës, para mediave deklaroi se do të jetë në mbrojtje të pavarësisë, integritetit tërritorial dhe të Kushtetutës së Kosovës.

Këto deklarata të kryeministrit Albin Kurti dhe të presidentes Vjosa Osmani shprehin seriozitetin dhe palëkundshmërinë e Qeverisë dhe të Presidencës së Kosovës se në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të diskutohen sovraniteti, integriteti territorial, funksionaliteti shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Kosovës.

Këto deklarata të Gabriel Escobar-it, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dëshmojnë se u erdhi fundi gënjeshtrave demagogjike të Serbisë kriminale, se gjoja Serbia kriminale në Kosovë nuk ka kryer krime, dhe se krimet janë të sajuara.

Këto deklarata dëshmojnë se Gabriel Escobar, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të dinë t’i dalin zot të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.

Kosovës tashmë në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel i janë hapur dyert që ta mbrojë dinjitetin e shtetit të Kosovës, ta mbrojë dinjitetin e me shumë se 13 mijë viktimave autoktone e të pafajshme shqiptare, në mesin e tyre edhe të fëmijëve që u vranë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, në mesin e tyre edhe të vrassjeve të vajzave shtatzëna dhe të fëmijëve të tyre të vegjel para syve të prindërve. Ta mbrojë dinjitetin e 20 mijë femrave autoktonë të pafajshme shqiptare që u dhunuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e serbisë kriminale.Ta mbrojë dinjitetin e 1643 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që Serbia kriminale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovës, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Ta mbrojë dinjitetin të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën që Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi, duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm ta marrin rrugën e eksodit.

Ta mbrojë dinjitetin, të drejtën dhe të vërtetën duke kërkuar me ngulm që të nxirren para drejtësisë kriminelët e Serbisë kriminale, të cilët i kryen tërë ato krime monstruoze në Kosovë. Ta mbrojnë dinjitetin, të drejtën dhe të vërtetën duke e detyruar Serbinë kriminale të kërkojë falje publike për krimet e kryera në Kosovë. Ta mbrojë dinjitetin, të drejtën dhe të vërtetën duke kërkuar nga Serbia kriminale t’i paguajë një për një të gjitha reparacionet e dëmeve të shkaktuara në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99.

Kjo duhet të jetë korniza dhe ecuria e zgjidhjes së çështjes së Kosovës viktimë karshi Serbisë kriminale.

Mosvenia e Serbisë kriminale para përgjegjësisë, i mundësuan Serbisë kriminale që përkundër tërë atyre krimeve makabëre ndaj shqiptarëve autoktonë dhe të pafajshëm në Kosovë, ta aktivizojë diplomacinë e saj, që me gënjeshtra t’i mohojë 400 masakrat e kryera në Kosovë, pa përjashtuar as edhe masakrën në Reçak, ku ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale vranë e masakruan 45 fshatarë autoktonë e të pafajshëm shqiptarë për t’i tmerruar shqiptarët që të largohën nga Kosova dhe që Kosovën ta stërmbush me serbë.

Të rikujtojmë se masakrën në Reçak e konfirmoi në vend të ngjarjes personalisht vetë Wilijam Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, pas së cilës NATO i filloi sulmet 78 ditore ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe jnë Serbi, që sollën edhe dëbimin e forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbë nga Kosova dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës pas më shumë se një shekulli.

Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë kriminale, në kohën kur Donald Trump ishte president i SHBA-ve deklaroi publikisht me mburrje se, “tashmë me SHBA-të e thyem akullin diplomatik, dhe gjersa deri dje SHBA-të, na e kthenin shpinën dhe nuk dëshironin të na dëgjonin, tani së paku kanë filluar të na dëgjojnë”.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë kriminale, para disa vitesh u shpreh se, “ nuk mundet që Kosova të merr gjithçka, ndërsa Serbia asgjë, dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të zhvillohet mbi bazën e një kompromisi”.

Aleksandër Vuiq, para deputetëve në parlamendtin e Serbisë duke paraqitur raportin për dialogun me Kosovën më 22 qershor 2021 deklaroi se, “ Ne mund ta mashtrojmë veten se 50 pëqind e pronës në Kosovë na përket neve. Ne mund të arrijmë deri te ajo vetëm me forcë”.

Këto deklarata flasin qartë për qëllimet ekspansioniste të Serbisë kriminale në Kosovë, kur dihet se Serbia kriminale në Kosovë ka qenë gjithmonë okupuese gjenocidale.

Joe Biden dhe administrata e tij, u dhanë fund ëndërave të Serbisë kriminale për ta okupuar sërish Kosovën viktimë të agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale të vitëve 1998/99.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Berisha me kandidatët e LSI-së”/ Basha: Kanë turp dhe nuk vendosin logon e LSI-së

Story i radhës

Trençevska: Do të gjejmë zgjidhje të mirë për rritjen e pagës minimale

Të fundit nga