Liverpool e ka vazhduar serinë e barazimeve sezonin e ri. Pas barazimit në Fulham në Londër javë e kaluar, Reds kanë barazuar këtë javë në Anfield kundër një skuadër tjetër londineze, Crystal Palace. Luis Diaz (61’) shënoi për Liverpool kurse Zaha (32’) shënoi për mysafirët. Liverpool në këtë ndeshje luajti për më shumë së një orë me një lojtarë më pak
Liverpool e ka vazhduar serine e barazimeve në Premier Ligë duke barazuar me rezultat 1-1 kundër Crystal Palace në xhiron e dytë.
Reds ishin dominues në pjesën e parë dhe që në fillim James Milner (2’) dhe Harvey Elliot (9’) ishin afër golit për të shënuar por në të dy rastet goditjet e tyre u bllokuan nga mbrojtja e Crystal.
Liverpool do t’i kishte edhe tri mundësi për të shënuar rënd një pas një. Fillimisht ishte Nunez (9’) që goditi jashtë dhe pastaj Luis Diaz (17’) dhe Mohamed Salah (23’) por që dështuan të vinë të goli për Liverpool.
Presioni i Liverpool vazhdonte dhe Salah ishte prapë pranë shënimit në minutën e 30-të të ndeshjes.
Megjithatë, dy minuta më vonë pas një kundërsulmi të shpejt Palace kalon në epërsi. Ezze bëri një pasim të mirë për Zaha që doli ballë për ballë me portierin Alisson dhe shënoi golin e parë në këtë ndeshje.
Zaha (41’) ishte afër për të shënuar edhe golin e dytë por kësaj radhe Alisson u tregua i shpejt dhe priti goditjen e tij.
Elliot (44’) bëri një goditje të fuqishme por ishte Guaita ai që e priti atë duke ia mohuar golin anglezit. Nunez (45+5) goditi shtyllën në fund të pjesës së parë por kaq kishte në këtë pjesë.
Në minutën e 49-të Liverpool kërkoi penallti pasi që Joel Ward u besua që preku topin me dorë, por gjyqtari Tierney nuk mendoi kështu. Në minutën e 57-të Liverpool mbeti me një lojtar më pak. Darwin Nunez humbi nervat dhe godit me kokë Andersen për t’u përjashtuar me karton të kuq direkt.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Liverpool shënoi një gol të bukur me anë të Luis Diaz. Kolumbiani bëri një goditje me të djathtën e tij për të shënuar golin më të bukur në këtë mbrëmje në minutën e 61-të.
Zaha (79’) erdhi të mundësia më e mirë për të shënuar gol por goditi vetëm shtyllën.
Shansat e fundit që Liverpool të shënoi fitore ishin në minutën e 87-të dhe 90 me Salah që për pak sa nuk shënoi gol fillimisht dhe mandej me Carvaljo që edhe goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të Guaitës.
Andersen i Crystal Palace erdhi të shansa e fundit në minutën e katër shtesë por as ky nuk shënoi dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Liverpool mbetet në vendin e 12-të në Premier Ligë me dy pikë pas dy xhirove kurse Crystal Palace është në vendin e 16-të me vetëm një pikë.
Liverpool në ndeshjen e ardhshme do të luajë në Derbin e Anglisë në Old Trafford kundër Manchester United kurse Crystal Palace luan kundër Aston Villës në shtëpi.