Jo vetëm hidhërimi dhe disa keqardhje…

May 27, 2022
1 minut lexim

Jo vetëm hidhërimi dhe disa keqardhje për eksperiencën zhgënjyese me Barcelona-n, Ronald Koeman është kthyer të flasë për katalanasit në një kongres të organizuar nga AK Coache’s Ëorld.

Ne veçanti, trajneri holandez ka shprehur fjalë shumë të ëmbla për një pjesë të çmuar të skuadrës së Xavi-t, Pedri-n.

Ish-trajneri i Barcelona-s, siç është raportuar nga Sport.es, ka thënë: “Më kanë mjaftuar dy stërvitje për të kuptuar potencialin e tij shumë të madh”, kanë qenë fjalët e Koeman për Pedri-n.

“Ka qenë e artë që në fillim për mua se do të bëhej një futbollist i madh. Në programet e fillimit të sezonit duhej të ishte dhënë në huazim, me Barcelona-n që kishte marrë disa oferta.

“Që nga faza përgatitore, unë kam kërkuar që të qëndronte në skuadër. Kam menduar menjëherë se nuk duhej të ishte larguar dhe se shumë shpejt do të bëhej një titullar i pazëvendësueshëm. Gjë që ka ndodhur”.

Holandezi ka folur edhe për operacionin Griezmann, i cili është kthyer më pas tek Atletico Madrid: “Kushdo që është brenda Barcelona-s e di shumë mirë se unë, si trajner, kam vënë para nevojave të mia ato të klubit.

“Në rastin e Griezmann kjo ka ndodhur. Kam pranuar praktikisht gjithçka për të mirën e klubit, edhe shitjen e tij tek Atletcio. Nuk ka qenë një zgjedhje e kërkuar nga unë, por një nevojë ekonomike e klubit”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita e fundit e gjyqit – Amber Heard thotë se e bëri shkrimin në Washington Post sepse Johnny Depp është një njeri i fuqishëm

Story i radhës

Pedagogu i Akademisë së Sigurisë mori 4000 euro me premtimin ndaj efektivit se do fitonte gradën nënkomisar, SPAK mbyll hetimet

Të fundit nga

ShkoLartë