Pak nga pak po zbulohen informacione për festivalin e 73-të të Sanremos.
Amadeusi ka zbuluar emrin e dytë që do të prezantojë në të pesta netët e festivalit që mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm.
Krah Chiara Ferragni-t, që u zbulua pak ditë më parë, do të jetë Gianni Morandi.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm prezanton Sanremon. Më parë në vitin 2011 dhe më pas edhe në vitin pasardhës ka bashkëprezantuar festivalin.
Në festivalin e shkurtit të kaluar, Morandi mori vendin e tretë me këngën “Apri tutte le porte”. Kujtojmë se ai ka qenë fitues i festivalit në vitin 1987.