Keni parë, keni dëgjuar këtë soj njerëzish të sëmurë nga urrejtja, pse Kurti i tha Serbisë dhe Vuçiqit, jo! Pastaj PLANC-at, për të zbehur Jo-në e fuqishme kurtiane hapin tema të reja, pro vuçiqiane, duke kontestuar kontributin dhe angazhimin stoik dhe të guximshëm të Adem Demaçit dhe Albin Kurtit dhe të zyrës së UÇK-së në lagjen e Tophanes, mu përballë vendit ku ishte vrarë i riu i lagjes, punëtori i RTP-së Xhelal Maliqi. Maskarenjtë harrojnë apo duan ta harrojnë kohen e luftës, kur shumë delegacione partish që kishin dalur pro UÇK-së dhe luftës së drejtë çlirimtare, ndër to edhe Partia Nacional Demokratike Shqiptare, pjesë e kryesisë të së cilës isha edhe unë, kemi vizituar zyrën e UÇK-së, duke koordinuar aktivitetin në terren, me shumë bashkëpjesëmarrës të luftës. Pra, roli i Zyrës ishte i qartë, duke vënë në pah se lufta ishte çlirimtare, politike dhe ushtarake, e ngjashme me atë të Sin Feinit dhe përfaqësuesit politik të saj Gerry Adams, duke mënjanuar barrierat dhe tendencat antiUÇK, se ajo kinse ka pasur karakter ideologjik majtist të tipit të Abdullah Oçalanit i Partisë së Punës së Kurdistanit.
Pra, përpjekja e këtyre eshalonistëve për të përmbysur karakterin e luftës çlirimtare të UÇK-së është jo vetëm pro vuçiqiane dhe vuliniane, duke bërë pazare biznesore dhe aleancë politike me veslinoviqët e radojçiqët, është tendencioze që ka për qëllim dobësimin e pozicionit dialogues dhe diplomatik të Kosovës, në kohen kur institucionet demokratike të Kosovës kërkojnë pranimin e Kosovës në NATO, të cilën e kërkoi botërisht presidenti kroat Millanoviq, i përkrahur nga SHBA-të dhe Turqia, i tha PO pranimit pa kushte të Kosovës në NATO, në Samitin e fundit të NATO-s.