Jo bariera për profesorët nga trevat tjera shqipfolëse!

March 31, 2022
min lexim

i arsimit nuk është se ka problem tani, por që nga paslufta. Me shumë guxim e them se çështja e arsimit mbetet njër prej, shtyllave kryesore, duket se do të ketë shumë punë për të vënë rregull në arsim që për pothuajse tani e 22 vite që e kanë degraduar si është më së keqi.

Shkatërrimi i arsimit ka filluar që nga paslufta, ekzistojnë edhe shumë më shumë argumente se sa që janë të prezantuara, mirëpo duhet të pajtohemi me faktin që gjendja në arsim është dhe do të mbetet shqetësuese, duke ditur se me çfarë problem është duke u ballafaquar arsimi për vite të tëra. Ja disa prej argumenteve të cilat po i prezantoj, më poshtë: dështimi në testin Pisa, akreditmi i programeve pa asnjë kriter, hapja e universiteteve publike me karakter politik duke mos e respektuar asnjë kriter të vetmin, vetëm e vetëm për ti përmbush ambcijet vetanake dhe të bashkëpuntëove të tij.

Pastaj, kërkimi i kritereve shtesë për profesorët që të angazhohën në arsimin e lartë në Kosovë, për shqiptarët e Shqipërisë, Maqedoninë së Veriut, dhe të luginës së Presheves, janë sinqerisht të papranueshme dhe të dëmshme për shoqërin tonë, sepse me keto veprime po rrezikohet dhe pengohet shkëmbimi i përvojave akademike- shkencore, dhe integrimi kulturorë i shqiptareve si tërësi, pasi një shekull ishim të ndarë fizikisht, tani është koha e mundësive, që të punojmë së bashku dhe të krijojm ura lidhes, e të ngrisim nivelin e arsimit dhe edukimit pa dallim në të gjithë hapsirat shqipfoles, sepse jemi “Një” kjo është në inters të të gjithë shqiptareve, andaj, kriteret e tilla të kërkuara nga MASHTI, janë të papranueshme dhe dëmtojnë rënd, marrëdhëniet tona vëllazërore.

Krejtë për fund shtrohet pyetja, a nuk janë këto disa prej problemeve dhe pasojave të trashëguara në arsim, të cilat po përcillen në vazhdimësi, që 22 vite duke krijuar dhe lënë përshtypje se jemi ende në gjendjen të pas luftës, pse mos të bëhemi korrekt e të themi të vërtetën, se politika me vite të tëra ka qenë dhe mbetet implikuar direkt në arsim e pasojat po i vuajnë studentët, të cilatë janë ardhmëria e kësaj shoqërie. Deri kur duhet që arsimi të veprojë lirshëm dhe ti ketë duart e lira nga politika.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefi i NATO-s: Forcat ruse nuk po tërhiqen – ja çfarë po bëjnë

Story i radhës

Po kërkoni një partner të përjetshëm?

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë