Jennifer Lopez ka treguar se ku i kanë kaluar Ben Affleck dhe ajo ‘momentet intime’ kur kishin nevojë për pak privatësi.
Gjatë një interviste që JLo ka dhënë në emisionin e njohur “The Ellen DeGeneres Show” ka treguar arratisjet e ëmbla që kryente me të dashurin e saj, për të pasur më shumë kohë së bashku dhe larg pesë fëmijëve që kanë mes tyre.
“Banjo, dollap. Momente private. Për të pasur biseda, për të bërë gjëra”, tregoi këngëtarja.
Lopez ka dy fëmijë binjak, Max dhe Emme, me ish-in e saj, Marc Anthony, ndërsa Affleck dhe ish-ja e tij, Jennifer Garner, janë prindër të Samuel, 9, Seraphina, 13 dhe Violet, 16.
Aktorja dhe Affleck ringjallën romancën e tyre të hershme vitin e kaluar dhe Lopez pranon:
“Unë nuk mendoj se dikush ishte më i befasuar se ne. Nuk mund ta imagjinonim kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte. Është një gjë e bukur”, thotë ajo për dashurinë e tyre.
Rikujtojmë se JLo, ndodhej në premierën e Los Anxhelos-it të martën mbrëma me të dashurin e saj. Dy zogjtë e dashuruar dukeshin shumë të buzëqeshur në prani të njëri-tjetrit.
“Është një natë e mrekullueshme takimesh. Ne jemi shumë të lumtur. Çfarë mund t’ju them, ne po kalojmë mirë”, tha Lopez gjatë një interviste