Djegia e veturës së zëvendës kryeministrit të parë Artan Grubi ka hasur në reagime të shumta përfshirë edhe bashkëpartiakët e tij dhe njerëz me funksione të larta shtetërore shkruan Tetovasot.Në vijë të kësaj është edhe reagimi i Ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri.
Veprimet e tilla sipas tij janë të një niveli shumë të ulët dhe nxisin pasiguri tek qytetarët në periudhën më të mirë të vitit ku të gjithë mërgimtarët janë kthyer në vendëlindje. Në vend që të shijojmë kohën me njëri tjetrin ne dëmtojmë njëri tjetrin!
Shaqiri tha se të gjitha organet kompetente duhet të ndërrmarin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të rastit dhe të sigurojnë qetësi dhe siguri për të gjithë qytetarët. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar dhe demokratike.
Ne gjithmonë do të jemi të bashkuar, se vetëm ashtu mund të tejkalojmë vështirësit dhe problemet që na rrethojnë u shpreh ministri Shaqiri.Tetovasot