Kastrioti i Ferizajt mund të pësojë edhe një goditje të radhës pas largimit të Aldi Rudarit, alos së majtë.
Pivoti më i mirë në Kosovë, Jeton Bislimi, flitet e përflitet se mund të kalojë në radhët e Rahovecit, por nuk është larg mendsh ta joshin edhe Prishtina e Verim Zherkës.
Bislimi është mes Kastriotit dhe Rahovecit.
Nëse edhe Bislimi largohet nga Kastrioti, do të ishte edhe një katastrofë për klubin me renome.
Çfarë po ngjan me Kastriotin, ekip me renome ferizajas?