Futbollisti i ri i Arsenalit, Gabriel Jesus nuk dëshiron të jetë njeriu kryesor në “Emirates Stadium”.
Reprezentuesi brazilian u ka thënë gazetarëve se nuk dëshiron të jetë një super-yll, duke shtuar se ai thjesht dëshiron ta shijojë futbollin.
“Unë nuk dua të jem njeriu kryesor, nuk dua të jem një super-yll. Nuk dua t’i bëj këto gjëra. Dua të luaj futboll”, ka thënë ish-futbollisti i Manchester Cityt.
Jesus kaloi gjashtë vjet te Man City, duke shënuar nëntëdhjetë e pesë gola në 234 paraqitje në të gjitha garat.