Jep dorëheqjen Gledis Nano, numri 1 i Policisë së Shtetit.
Burime, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, na bëjnë me dije, se Gledis Nano ka dorëzuar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende pa u mbushur një vit nga marrja e saj.
Të njëjtat burime na bëjnë me dije se është gati edhe zëvendësuesi i tij, por rezervohen të na njohin me emrin konkret.
Mbetet e paqartë arsyeja e kësaj dorëheqje, por logjika e thjeshtë të shkon, se Nano është dorëzuar para ngjarjeve të forta të kohëve të fundit, ku ka kuptuar se nuk i jep dot ‘dum’.
E nga njëra anë më mirë kështu, se ata që kanë një jetë në Policinë e Shtetit, jo që nuk kanë luftuar atë për të cilën janë emëruar, por janë bërë palë me të dhe cdo vit riciklohen me njëri-tjetrin, duke ndërruar vetëm zonat e detyrës dhe në fund të ditës, asnjë bilanc.
Mësohet se Nano i ka dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet në mbledhjen e përjavshme të Qeverisë, përkatësisht ditën e Mërkurë, ditë kur pritet të zbulohet edhe emri zëvendësues.
Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në Tetor 2021, pasi qëndrimi i Ardi Veliut i kishte kaluar të gjitha limitet e absurdit, refreuar bëmave të tij në këtë detyrë.
Më herët, Nano ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe puna e tij mori lëvdata me operacionin për evakuiimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri.
Kjo ishte edhe arsyeja e katapulitmit të tij në krye të Policisë së Shtetit. Pamfleti