Jep dorëheqje kryetari i skuadrës së Ligës së Parë

December 29, 2022
1 minut lexim

Skuadra e Ligës së Parë, KF A&N ka mbetur pa kryetar.

Agim Buduri ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për arsye personale.

Klubi prizrenas ka falënderuar Budurin për kontributin e jashtëzakoshëm.

“Kryetari i klubit tonë z.Agim Buduri mes një njoftimi deklaron dorëheqjen e tijë nga pozita e kryetarit për arsyet e tijë personale të cilat ia ka kumtur kryesisë së klubit , një lajm jo i gëzuar kjo pasiqë e dimë kontributin e tijë dhënë klubit e futbollit në përgjithësi , por gjithsesi z.Buduri ka premtuar që do të vazhdoj të jetë një përkrahës dhe një mbështetës si i klubit edhe i futbollit Prizrenas.

z.Agim Buduri në emër të kryesisë të falenderojmë jashtzakonishtë shumë për të gjitha që i bëre që sot klubi të ekzistoj e të jetë një senzacion i futbollit Kosovar , ne ti urojmë të gjitha të mirat e jetës , paq fat , shëndet , mbarësi e shumë suksese në të ardhmen tënde , me të vërtetë do jetë një mungesë e madhe prezenca jote euforike por kjo është jeta dikush dikur do ndahet nga klubi.

Për ndryshime e reja do njoftoheni në mbledhjen e rradhës së kryesisë ku do zgjidhet edhe kryetari dhe kryesia e re e klubit së bashku me objektivat dhe përforcimet e reja”, njofton A&N.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple paditet në gjykatë për paragjykim racor me Apple Watch

Story i radhës

“Paralizohet” Elbasani, trafik i dendur në çdo aks të qytetit

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë