Jep dorëheqje drejtori i QKMF-së në Podujevë, Ymer Llugaliu – kjo është arsyeja

November 2, 2022
1 minut lexim

Ymer Llugaliu ka dhënë dorëheqje nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

“Sot gjatë ditës drejtori i deritanishëm i QKMF-së, Ymer Llugaliu ka ofruar dorëheqjen nga drejtori i kësaj qendre, me arsyetimin për shkaqe personale dhe profesionale”, ka thënë Zhitia.

Media ka arritur të sigurojë edhe letrën e dorëheqjes, të cilen Llugaliu e ka dërguar tek drejtoresha e Shëndetësisë, Adelina Stublla.

“Dua të ndajë me ju mirënjohjen për punën dhe bashkëpunimin e përbashkët që kishim në kuadër të punëve dhe përgjegjësisë si drejtor i QKMF – Podujevë. Dua të ju informoj se për arsye personale jap dorëheqje nga pozita e drejtorit, pozitë të cilën e ushtrova që nga 15.12.2020 – deri më 02.11.2022”, thuhet në letrën e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blloku i tretë i TEC Manastir do të ndizet pas datës 15 nëntor

Story i radhës

Reagon familja e të moshuarës që u dhunua në azilin e pleqve: Do e shohim se kush është ajo

Të fundit nga

ShkoLartë