Miqtë kanë pohuar për DailyMail se aktori 51-vjeçar i ‘Duelit të Fundit’ dhe këngëtarja super-ylli, 55 vjeç, po vazhdojnë sërish me divorcin, pasi përpjekjet për pajtim në javët e fundit dështoi.
Prej muajsh dyshja nuk është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit madje dhe në festën e ditëlindjes së JLO, Affleck nuk u pa gjëkundi. Burime të shumta kanë bërë me dije për DailyMail se dokumentet e divorcit ‘janë finalizuar, por ende nuk janë dorëzuar’.
Lajmi vjen menjëherë pasi Affleck bleu një rezidencë të re 20.5 milionë dollarë në Palisades Pacific të mërkurën, 24 korrik, ditën kur Lopez mbushi 55 vjeçe.
Miqtë e Lopez pretenduan se blerja e papritur e rezidencës së Affleck në ditëlindjen e saj kishte qenë një ‘thikë në zemër’.
24 korriku shënoi gjithashtu ditën kur Lopez finalizoi shitjen e apartamentit të saj me katër dhoma gjumi në New York City për 23 milionë dollarë, raportoi People.
Burimi: botasot.info